(Zendaya merr pjesë në tapetin e kuq të filmit “Dune” gjatë Festivalit të 78-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia në 2021.)
Javën e kaluar, edicioni i 80-të i Festivalit të Filmit të Venecias u hap në mes të grevës së aktorëve që ka bllokuar Hollywood-in, duke e bërë tapetin e kuq dikur të shndritshëm një biznes më të heshtur.
Venecia është një nga ngjarjet më të mëdha të festivalit të filmit. Shpesh shihet si platforma e nisjes për çmimet Oscar. Është gjithashtu një platformë për disa nga momentet më të paharrueshme të modës – mendoni hyrjen ikonike të Lady Gaga në 2018 për të promovuar “A Star is Born” me një fustan voluminoz me pupla rozë nga Valentino Haute Couture dhe pamjen bombë të Zendaya në vitin 2021 e veshur me Balmain nud…
Grevat (nga WGA – Shoqata e Shkrimtarëve të Amerikës – dhe SAG-AFRA, Shoqata e Aktorëve të Ekranit dhe Federata Amerikane e Artistëve të Televizionit dhe Radios mbi çështjet rreth, pagave më të larta, përdorimit të inteligjencës artificiale dhe më shumë) i ndalojnë aktorët të promovojnë filmat e tyre, dhe Venecia është festivali i parë i madh që ka reduktuar pjesëmarrjen si në premierat e filmave ashtu edhe në të pranishmit e famshëm – filmi i Zendaya “Sfiduesit”, për shembull, ishte planifikuar të hapte festivalin, por u tërhoq në minutën e fundit, duke favorizuar një hapje në pranverë.
Tapeti i kuq i reduktuar në fakt shkon përtej biznesit të filmit. Festivalet e filmit janë vendi ku filmat kombinohen me njerëz të famshëm dhe marka luksoze për të krijuar mundësi të mëdha marketingu. Shumë personazhe të famshëm kanë role si ambasadorë të markave të mëdha.
Efektet e grevave të kujtojnë pandemisë
Ekipet e stiluesve dhe grimit të të famshmëve po ndiejnë tension edhe me rezervimet e pakta për paraqitjet në tapetin e kuq për festivalet e filmit Këto evente janë pjesë thelbësore e të ardhurave të tyre tashmë të anuluara. Artistët e flokëve dhe grimit janë në mbështetje të grevës,por një përqindje e konsiderueshme nuk mund të përballojnë të kenë boshllëqe të mëdha në kalendarin e tyre ose të gjejnë veten pa punë.Disa madje e krahasojnë situatën me ditët e mbylljeve të Covid.
Artistja veterane e grimit të Hollivudit, Rachel Goodwin punon rregullisht me aktorë në festivalin e filmit dhe në qarkun e tapetit të kuq. Ajo ishte e planifikuar të shoqëronte aktoren Emma Stone në Venecia për të promovuar filmin “Poor Things”, por që kur u shpall greva, të famshmit nuk kanë nevojë për shërbimet e saj.
“Sapo kaluam pandeminë, kjo është arsyeja pse greva ndihet si një goditje veçanërisht e ashpër,” thotë ajo.
Po kështu, stilistja Nai’vasha – e cila mbulon tapetet e kuq si dhe punon me artistë si Trace Ellis Ross, Lupita Nyong’o dhe Nicole Ari Parker – ka mbetur pa një përgjigje se sa do të zgjasë kjo periudhë pasigurie. E planifikuar për të punuar në Festivalin e Filmit në Venecia këtë sezon, planet e saj ndryshuan kur u shpall greva.
“Nuk e mendoja se do të kishte kuptim të udhëtoja për në Venecia ndërkohë që greva po ndodhte,” tha ajo.
Për shumë njerëz, efektet e grevës ishin të menjëhershme. Groomer dhe artistja e grimit Kerrie Urban, e cila zakonisht udhëton nëpër botë me të famshmit për të punuar në ngjarje të profilit të lartë, tha se një muaj i tërë pune u fshi nga kalendari i saj deri në fund të ditës së parë të grevës më 14 Korrik.
“Karriera ime është rreth 90% e bazuar në personazhe të famshëm ose aktorë – kryesisht në tapetin e kuq, premiera dhe promovime – dhe meqenëse greva nënkupton se shkrimtarët dhe aktorët nuk mund të promovojnë punën e tyre, ka qenë një ndalesë e plotë,” tha Urban.
Duke përqafuar kauzën
Pavarësisht anulimeve, Urban mbështet plotësisht grevat, duke thënë se të gjithë meritojnë të paguhen në mënyrë të drejtë, por shton, “Njerëzit si puna ime janë vetëm dëm kolateral, për fat të keq”. Megjithatë, ajo ndihet optimiste dhe tha se pandemia i mësoi durimin.
Në të vërtetë, pa një datë përfundimi në horizont, disa artistë janë larguar nga industria e filmit dhe po shkojnë në industri paralele sic janë muzika moda e deri te mediat sociale.
Ro Morgan, stilisti i flokëve të Naomi Campbell, Venus Williams dhe Ayo Edebiri thotë se ai nuk është i shqetësuar, por shtoi: “Unë nuk jam duke punuar sepse punoj për daljet në tapete të kuq, dhe nëse nuk ka tapete të kuq, nuk ka punë”. Morgan po përgatitet të shkojë në javën e modës në Milano dhe Paris, ku aktoret dhe yjet në industrinë e modës premtojnë më shumë punë.
“Kur pashë grevën, m’u duk sikur duhej të arrija përpara dhe t’i kthehesha modës ku kam ende klientë, “thotë Morgan.
Ndërsa udhëzimet e grevës nuk lejojnë punë promovuese komerciale për projektet filmike ose televizive, ato nuk ndalojnë mundësi të tjera si paraqitjet në javën e modës, fushatat për markat dhe ngjarjet sportive. Aktorët nga ana e tyre kanë nevojë për pika të reja për të përmbushur angazhimet dhe kontratat e tyre me markat e fuqishme të modës.
Grevat kanë vënë në qendër të vëmendjes mospërputhjet e pagave dhe trajtimin e padrejtë të një përqindjeje të madhe të fuqisë punëtore krijuese në Amerikë. Pa një zgjidhje të qartë në horizont, ndërsa një festival i ri i Venecias përgatitet të mbyllet dhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Toronto përgatitet të nisë, ne mund të presim pak ndryshim të situatës për momentin.
“Në fund të fundit, ky është një biznes, kështu që paratë do të shkojnë kudo që të shkojë vëmendja e njerëzve”, tha Goodwin. “Shpresoj që njerëzit ende duan të shohin yjet e tyre të preferuar në tapetin e kuq bazuar në turneun e fundit të shtypit “Barbie”, njerëzit ende e duan këtë. Ne ende duam të ëndërrojmë dhe kjo është puna ime–të ndihmoj njerëzit të ëndërrojnë.” Hej.al
Artikuj të lidhur: Festivali i Filmit, Venecia 2023: Ja 10 filmat pretendentë që duhet ti shikoni patjetër