Ndërsa ngjyra e gjallë e verës zbehet nga luleboret tuaja, përgatitini ato për një jetë të dytë në një buqetë të tharë.
Procesi është i thjeshtë, madje edhe për fillestarët. Gjithçka që duhet të bëni është të jeni në një mendje me lulet tuaja, të shikoni dhe të eksperimentoni
Si të zgjidhni lulëzimin e lulebores për t’u prerë dhe tharë
Kwputini afër fundit të sezonit dhe shkurtoni lulëzimin që ka filluar të thahet natyrshëm në shkurre.
Nëse i prisni shumë shpejt, ato rrudhen. Kushtojini vëmendje gjetheve, të cilat fillojnë të ndihen si letra dhe më pak të freskëta, dhe petaleve, të cilat do të fillojnë të palosen ndërsa ngjyrat zbehen. Pra prisni deri në fund të verës – ose edhe në fillim të vjeshtës, për varietetet me lulëzim të vonë – për t’u prerë.
Kontrollimi i ngjyrës së lulebores suaj të tharë
Gjatë procesit të tharjes natyrale, luebora zbehet në tonet antike të jeshiles delikate, rozë, kafe, akua dhe livando.
Nëse lulebora juaj ndryshon ngjyrën gjatë gjithë sezonit të rritjes, atëherë prijeni për tharje kur të jetë në gamën e ngjyrave që dëshironi për buqetën tuaj të përfunduar. “Shumica e luleve të lulebores fillojnë me një ngjyrë të caktuar, si jeshile apo e bardhë, dhe kthehen në një ngjyrë të ndryshme, si rozë apo e kuqe. Preni lulen kur është nuanca e ngjyrës që dëshironi, por përpara se lulja të marrë ngjyrë kafe.
Si të thahen luleborat
Rezultatet do të ndryshojnë në bazë të metodës që përdorni për të tharë lulet tuaja të lulebores.
Mund të thahen me ajër në një vazo ose në një litar rrobash. Disa kopështarë preferojnë t’i varin lulet duke përdorur këtë metodë me kokë poshtë, e cila, në përvojën e saj, lejon kohën më të shpejtë të tharjes dhe një minimum petale që bien.
Pritini luleborat me gërshërë të pastër dhe të mprehtë, duke lënë një kërcell prej 15 deri në 25 cm.
Përdorni një kapëse rrobash për të lidhur kërcellin në një litar rrobash, duke lejuar që lulëzimi të varet me kokë poshtë.
Varni lulet në një hapësirë të thatë dhe të errët. Lagështia dhe moti i freskët rrisin kohën e tharjes, ndërsa drita e tepërt direkte mund të shkaktojë larjen e ngjyrave.
Tharja e luleborave në një vazo
Nëse luleboret tuaja kanë kërcell të fortë, provoni këtë metodë:
Pritini luleborat nga shkurret me gërshërë të pastër dhe të mprehtë, duke lënë kërcell rreth 15 deri në 25 cm në gjatësi.
Hiqni gjethet nga kërcelli.
Rregulloni lulet në një vazo, me ose pa ujë.
Pasi uji të avullojë, luleborat do të thahen natyrshëm (afati kohor varet nga madhësia dhe përmbajtja e lagështisë).
Tharja e hydrangeas me silicë
Zgjidhni një enë mjaft të gjerë dhe mjaft të thellë që lulëzimi juaj i lulebores të përshtatet pa prekur anët ose fundin; forma e lules mund të dëmtohet nëse mbështetet në enë.
Derdhni me kujdes silicë rreth lules dhe në mes të çdo petali individual për të pezulluar lulen tw bwhet me kristale.
Lëreni të thahet për rreth katër ditë – ajo duhet të ruajë hijen e saj origjinale. Hej.al