Larja e peshqirëve është një debat që u ndez pasi prezantuesi Roman Kemp postoi në fillim të kësaj vere një sondazh të ri me 2022 të anketuar të rritur në Mbretërinë e Bashkuar. Rezultatet ishin tronditëse.
Nga të pyeturit, 44% thanë se do të lanin peshqirët e tyre pas tre muajsh ose më shumë.
Por, çfarë thotë Dr Sally Bloomfield, një eksperte e higjienës shtëpiake dhe specialiste në parandalimin e sëmundjeve infektive, për këtë.
“Jam disi e tronditur, sepse do të kisha menduar se peshqirët kur bëhen të djersitura do të ishin shumë të pakëndshme për t’u përdorur,” tha ajo
Pothuajse një në pesë të anketuar thanë se i lanin peshqirët një herë në muaj, një e katërta tha një herë në javë dhe një në 20 zgjodhi të lahej çdo ditë pas një banjë ose dush, sipas të dhënave nga një kompani dushi.
Pse duhet të lajmë edhe peshqirët?
Bloomfield thotë se “një sasi e arsyeshme do të ishte të paktën një herë në javë. Pavarësisht faktit se mund të duken të pastra, ata do të kenë marrë miliona mikrobe me kalimin e kohës dhe mund të jenë një rrezik serioz për shëndetin me këdo që jetoni”.
Ajo thotë se nëse nuk i lani peshqirët rregullisht “numri i organizmave në peshqirë rritet“, dhe kur vjen puna për kohën e larjes “është shumë e vështirë t’i hiqni të gjitha”.
Këtu gjërat mund të bëhen problematike.
Kur thajmë zona të ndryshme të trupit tonë, ato mbledhin organizma – si p.sh. në këmbët tona si ajo që shkakton këmbën e atletit.
Shumica e organizmave në lëkurën tonë mund të mos jenë infektive, por nëse ato futen në prerje dhe gërvishtje, mund të “shkaktojnë infeksione dhe të jenë serioze“, thotë Dr Bloomfield.
A ka rëndësi në shpeshtinë e larjes së peshqirëve nëse jeton vetëm apo jo?
Nëse jetoni me të tjerët, atëherë duhet të jeni shumë të kujdesshëm.
“Ndonjëherë ne do të mbajmë organizma që mund të mos na bëjnë të sëmuremi në atë moment, por nëse ua kalojmë ato njerëzve të tjerë, ata mund të sëmuren,” thotë Dr Bloomfield.
Ato mund t’u kalohen njerëzve të tjerë nëse ndani të njëjtin peshqir, por edhe nëse i lani teshat tuaja, pra edhe peshqirët bashkë me rrobat e njerëzve të tjerë. “Infeksionet mund të përhapen.“
Ju mund të mendoni se nëse jetoni vetëm ndaj dhe rreziku për dhe nga të tjerët reduktohet.
Dhe do të kishit të drejtë – por Dr Bloomfield këshillon që edhe në atë situatë të mos “lini më shumë se dy javë” peshqirat pa i larë.
Dr Cristina Psomadakis dermatologe, thotë se “do t’i inkurajonte njerëzit të kontrollonin dhe orarin e larjes së peshqirëve”.
“Nëse je dikush që vuan nga puçrrat e fytyrës ose trupit ose nga inflamacioni i gjëndrave të qimeve, duhet që ta lani shpesh peshqirin“.
Ajo thotë se higjiena e dobët e shtëpisë, duke përfshirë peshqirët, mund të jetë një faktor kontribues në zhvillimin e sëmundjeve të lëkurës.
Një peshqir për fytyrën dhe palestër
Nëse jeni të etur për një stërvitje, shanset janë që do të keni një peshqir për të fshirë djersën ndërsa ndjeni djegien.
Dr Bloomfield thotë se nëse përdorni një peshqir për të fshirë djersën, është e rëndësishme ta lani atë rregullisht.
“Ju jeni duke rritur djersën, duke derdhur qeliza të lëkurës nga sipërfaqja e trupit tuaj dhe më shumë baktere në peshqir.”
Ajo thotë se nëse nuk e bëni, peshqiri do të bëhet më i ndotur dhe më pas do të jetë më e vështirë të dekontaminohet në larje.
Nëse jeni duke pyetur veten, nëse keni nevojë për një peshqir të veçantë për fytyrën dhe trupin dr Psomadakis rekomandon patjetër të mbani peshqirë të ndryshëm. “Mos harroni se kur jeni duke përdorur një peshqir trupi, jeni duke fshirë vendet ku dielli nuk ju kap dhe në ato vende mund të keni disa lloje bakteresh që lidhen me lëvizjet e zorrëve. Ju mund të keni ende lloje të ndryshme organizmash që nuk i dëshironi askund në fytyrën tuaj” thotë ajo.
Dr Bloomfield pranon se ka shqetësime mjedisore dhe kosto në lidhje me përdorimin e lavatriçeve, por sqaron se është më mirë që herë pas here të lahen rregullisht në një temperaturë të ulët më shumë se sa me temperatura të larta.
“Mbajini mikrobet tuaja për veten tuaj.” L.C.Hej.al