Secili çift duhet të ketë ëndrra, dëshira, ide, projekte, aspirata të përbashkëta. Ata duhet të puqen në të njëllojta mendime, sidomos ato që lidhen me ardhmërinë e tyre si familje. Në realizmin e tyre duhet të punojnë bashkarisht, ose të mbështesin njëri-tjetrin. Kurrësesi të bëhen pengesë apo të përjetojnë xhelozi për arritjet e shoku – shoqit.
Martesa fushëbeteje apo parajsë?
E para kollaj fare. E dyta kërkon pak vullnet të mirë. Jeni të ndryshëm, por nuk do të thotë se nuk do të jeni të lumtur e në harmoni me njëri-tjetrin. Nëse do të dini dhe do të doni të nxirrni në pah më të mirën mes veti.
Si ta riparojmë marrëdhënien humane kur mund të këputet në momente të caktuara?
Riparimi është proces. Asnjë raport nuk vetrregullohet. Riparimi fillon me ndryshimin e përgjigjes. Së pari duhet të gërmoni e gjeni shkaqet e reagimit tuaj e mandej pasi i keni evidentuar ta përdorni me zgjuarsi këtë dije të fituar, për të përmirësuar reagimin tuaj. Kjo kërkon vullnet të mirë, kohë, durim dhe zgjuarsi. Jo egoizëm, cinizëm etj. Shoqërohet me dashuri për veten dhe tjetrin, pa të nuk bëhet dhe vjen asgjë e mirë.
Si ta kemi një marrëdhënie të sukseshme?
Duke treguar secili aftësitë e tij dhe duke përdorur në mënyrë sa më efektive këto aftësi. Gjithmonë duhet të jetë ideja e skuadrës, ortakërisë. Trasparentë sikur uji. Të qeshur e të ngrohtë sikur dielli. Qelibar sikur bora. Nuk shkoni gjatë me ta hedhur.
Si të shpëtoni nga divorci emocional?
Neglizhenca emocionale në martesë sjell së pari një divorc emocional dhe mandej vijonë të tjerat. Duhet të zgjidhni të dashuroni.
Dashuria për atë dhe për ju nuk do të fshi të shkurëën, por do të ndreqë të ardhmen.
Konfliktet përballohen kur ne krijojmë një klimë të mirë emocionale.
Kjo arrihet duke mësuar gjuhën e parë të dashurisë së atij/asaj që kemi në marrëdhenien tonë.
Dashuria nuk mjafton kur ne dimë të duam vetëm në mënyrën tonë, pa mësuar, kuptuar dhe treguar edhe mënyrën që pëlqen pala tjetër.
Si themi ne flasim e vesh nuk merremi. Kjo na ndodh pasi ne nuk flasim gjuhën e njëjtë të dashurisë.
Nuk e ka në dorë askush vazhdimsinë e marrëdhënies tuaj. Pushteti është në dorën tuaj. Në momentin që ju fajësoni palën tjetër ose palët e treta për porblemet tuaja në çift, kjo tregon se ju jeni të dobët dhe nuk jeni mjaftueshëm mirë të pozicionuar në raportin tuaj. Kjo lidhet si me personalitetin tuaj si me vegjëlinë tuaj. Martesat nuk kanë skadencë të paracaktuar. Ajo që nuk duhet të bëni është të kërkoni fajtorët, duhet të kërkoni Çelsat e zgjidhjes.
Ai/ajo nuk bën këtë, nuk mendon kështu, më acaron e tj. Nuk dëshiroj të ndalem tek 100 gjërat që nuk pëlqeni tek njëri-tjetri. Ju inkurajoj dhe këshilloj të ndaleni pak dhe të mendoni pse jo edhe të shkruani ato cilësi, veprime, vlera apo mënyra që adhuroni tek ai/ajo, me të cilin me vullnet të lirë po ecni përdore bashkarisht. Nxirrni në pah cilësitë mbi të cilat vendosët të jeni së bashku. Jo vetëm ti rikujtoni, por dhe ti evidentoni dhe bisedoni bashkarisht. Kjo është një nga mënyrat më efiçente për të shmangur zënkat dhe shtuar momentet e lumtura në çift. Pra sa me më shumë pozitivitet ta shikoni atë përballë, do të zvogëloni kohën e të menduarit negativisht.
Çfarë na thonë studimet?
Më shumë se ½ e çifteve të martuara nuk e njohin njëri-tjetrin plotësisht.
Shumë prej partnerëve që kërkojnë këshillim familjar thonë se nuk i kuptojnë partnerët e tyre.
Shënimi im është: për tu kuptuar mes veti duhet të kaloni nga njohja në mesin tuaj.
E juaja
Sociologe Eva Sinanaj
Instagram: keshillasociologjike