Ndoshta nuk do ta besoni por 3 janë gjërat kryesore që përcaktojnë nëse banesa juaj është e denjë për Airbnb apo jo. Aq janë detajet që të bëjnë një klient t ju mbushë me komente negative në faqe. Një kompani pastrimi e cila pastron banesat në jug të vendit rej 5 vitesh klasifikon tre momente pastrimi si kusht kryesor për standartin e Airbnb -së tuaj.
Sa e pastër është Airbnb juaj? Klienti e nxjerr këtë konkluzion vetëm me 3 hapa.
Çarçafët dhe mbulesat
Çarçafët e freskët dhe të pastër janë një nga gjërat më të rëndësishme për të siguruar një qëndrim të shkëlqyer në Airbnb. Klienti kur hyn hedh sytë në krevat dhe shpesh e prek atë. Nëse çarçafët i duken të pastër ai merr kënaqësinë e parë.
Shikoni poshtë krevatit
Për disa prej nesh, hapësira poshtë krevatit është për ruajtje rrangullash, apo kutish. Dhe nëse sikur një herë mos ta pastroni , klienti do të gjejë , ‘lepurushë’ pluhuri dhe gjëra për të cilat jemi shumë dembel për t’i hequr siç duhet (fajtor!). Por një dysheme e ndotur nën krevat është e ndaluar në një Airbnb. E pafalshme. Klienti nuk do e harrojë kurrë dhe madje do të shkruaj në komente për atë që pa.
Pra mos harroni: “Nën krevat, nëse gjen shishe dhe lloj-lloj çorape dhe gjëra të tjera, ky është një flamur i madh i kuq,”
Lexoni edhe: Ofroni ambjent në Airbnb? Ja sekreti si të merrni komente pozitive në faqen online.
Brenda dushit të Airbnb
Më në fund, drejtohuni në banjë për të pastruar dushin e Airbnb tuaj – që është një nga gjërat që çdo pastrues duhet t’i kushtojë vëmendje shtesë. Klienti derën e tualetit hap të parën.
Për shembull, nëse dushi ka qime nga mysafiri i mëparshëm të mbërthyera në vaskë ose mbetje të gjata shampo apo kondicioneri flokësh në rrafte, kjo është një tregues i mirë që Airbnb ndoshta nuk është aq i pastër sa duhet të jetë. Pra kujdesuni që këto 3 gjëra të jenë absolutisht të pastra.Mos harroni, pastërtia është standarti më i lartë për çmimin tuaj.