Unë shpesh nuk jam ndjerë rehat duke hequr këpucët dhe duke qendruar zbathur në shtëpinë e miqve të mi, me siguri dhe ju.
Shpesh vajtja diku është e papritur, kështu që nuk mund të planifikoni përpara të vishnit çorape të lezetshme ose të jeni siguruar që kohët e fundit keni bërë një pedikyr. Për të mos përmendur që këpucët janë pjesë e një veshjeje – dhe i mbajnë këmbët të ngrohta. Vitet e fundit sidomos pas pandemisë jam përballur më shpesh me këtë moment vizitash dhe nuk jam ndjerë kurrë rehat duke i hequr këpucët. Ndonje keshille?
Ta diskutojmë
Në të vërtetë, ankthi i këmbëve mund të jetë një arsye që ne shpenzojmë kaq shumë kohë duke menduar për këpucët tona – dhe pse tendenca drejt shtëpive pa këpucë mund të jetë në rritje.
Në shumë kultura, heqja e këpucëve kur hyni në shtëpinë e dikujt është e natyrshme; është një shenjë respekti. Në ato kultura është gjithashtu e pritshme, kështu që vizitorët dhe mikpritësit janë përgjithësisht të përgatitur për eventualitetin.
Për sa i përket arsyes pse praktika mund të jetë në rritje, ekziston një teori që të futesh brenda pa këpucë është potencialisht më e shëndetshme pasi këpucët gjurmojnë mikrobet. Kjo ka njëfarë kuptimi, veçanërisht pas shfaqjes së Covid-19. Pastaj ekziston argumenti se thjesht shtëpia është më e pastër (gjithashtu e vërtetë).
Megjithatë, nëse planifikoni një veshje deri te këpucët, mund të jetë çorientuese të duhet të rivlerësoni papritur edhe një herë kur tëhiqni këpucët, veçanërisht nëse jeni duke marrë pjesë në një ngjarje festive, si një darkë për shembull. Sapo i hiqni ky akt (nuk e di ju po mua po) fillon të hyjë në lidhjet psikologjike midis këpucëve dhe moshës madhore dhe mënyra se si ecni zbathur mund t’ju bëjë të ndiheni çuditërisht të pafuqishëm.
Nuk është aq e keqe sa të paraqitesh në një provim me të brendshme, por nuk është dhe aq larg. Në fund të fundit, me heqjen e këpucëve mund të zbuloni diçka që nuk keni dashur t’i tregoni botës, qofshin tatuazhet, unazat apo çorapet e çuditshme që zakonisht i mbani të fshehura.
Personalisht, nuk do ta harroj përvojën e veshjes kur dola me një palë pantallona të preferuara të ndezura, të cilat i kisha veshur me taka për të arritur efektin e plotë të gjatësisë dhe të pantallonave vetëm për të mbërritur në një apartament ku shkova për vizitë. Mirëpo sa hyra e kuptova nga mikëpritësit që mu desh ti hiqja këpucët. Që në atë moment nuk ecja dot asnjë metër. Sa herë lëvizja mbaja me të dy duart pantallonat si fustan. (Ato ishin llogaritur një pëllëmbë më të gjata se këmbët e mia, sipas takave që hoqa)
Megjithatë, ju pëlqen apo jo, nëse arrini në shtëpinë e dikujt dhe ai ju kërkon të hiqni këpucët, duhet t’i hiqni këpucët, ndaj kontrolloni çorapet për vrima.
Ferdinando Verderi, një drejtor kreativ që ka punuar me Versace dhe Google, tha se kur ai jetonte në Suedi, ishte praktikë e zakonshme të futeshe brenda pa këpucë dhe si rezultat ai zhvilloi një garderobë të tërë me çorape. Bonus!
Atëherë mbani mend këtë rregull. Edhe, nëse këpuca është në këmbën e dikujt tjetër dhe ju jeni një mikpritës që dëshironi që të ftuarit të vijnë tek ju pa këpucë, paralajmëroni gjithmonë mysafirët tuaj. L.C.Hej.al