Shumë prej nesh do të donin një kuzhinë të madhe, me një banak të madh, shumë dollapë dhe hapësira për të vendosur gjërat. Fatkeqësisht, jeta nuk na jep gjithmonë atë që duam! Megjithatë, me veprimet e duhura organizative mund të kursejmë hapësirë dhe ta bëjmë kuzhinën tonë më funksionale.
Kemi identifikuar 6 gabime që mund të bëni që çojnë në humbje të hapësirës në kuzhinë. Ja si mund t’i ndaloni.
Ju nuk e përdorni hapësirën vertikale në kuzhinë!
Nëse keni një kuzhinë të vogël, përdorimi i hapësirës vertikale, në kombinim me grupe të ndryshme organizimi që do t’i gjeni në dyqanet e pajisjeve të kuzhinës, do t’ju kursejë hapësirë dhe do ta bëjë kuzhinën tuaj më funksionale, duke u dukur edhe më e rregullt. Ka komplete të ndryshme që mund të aplikohen edhe në muret e kuzhinës ndërsa të tjera mund të vendosen në banak dhe ju ndihmojnë të organizoni siç duhet erëzat, pajisjet dhe gjithçka tjetër që vendosni në banak. E njëjta gjë vlen edhe për pjesën e brendshme të kabineteve. Mendoni edhe vertikalisht, jo vetëm horizontalisht!
Kapakët
Sado e çuditshme të duket, kapakët, megjithëse zënë më pak hapësirë, mund të shkaktojnë një problem të madh në organizimin e hapësirës suaj. Është mirë t’i mblidhni të gjithë bashkë në vende ku nuk zënë më shumë hapësirë se vëllimi i tyre.
Ne nuk grumbullojmë, por sistemojmë tiganët dhe dërrasat e prerjes.
Vendosja e letrave të pjekjes, tepsi për kifle, dërrasat e prerjes dhe tavave për ëmbëlsira njëra mbi tjetrën e bën situatën të papërshtatshme. Dhe kjo merr shumë hapësirë të panevojshme, veçanërisht kur ato fillojnë të bien. Në vend që t’i bëni mal, kthejini këto sende në anë dhe vendosini vertikalisht.
Pjesët e pasme në derën e dollapit
Ka mënyra për të kursyer hapësirë në bufe, duke blerë shina ose grepa që përshtaten në pjesën e pasme të dyerve të dollapit. Aty mund të varni kapakët e tenxhereve, madje edhe tasat ose gotat.
Hapësira nën lavaman
Në të gjitha kuzhinat dhe dhomat ka një ose më shumë dollapë/sirtarë, ku mbajmë sende të kota ose gjëra që nuk duhet të jenë në kuzhinë.
Artikujt që i përdorni rrallë
Ka disa artikuj që i përdorni rrallë ose një herë në vit. Për shembull tasat për akullore, etj. Ju ose i vendosni ato diku thellë brenda dollapëve tuaj, ose mund t’i ruani jashtë kuzhinës, për shembull në një dollap në ballkonin tuaj ose diku tjetër.