Thonë se rrëmuja nuk është nëpër dollape, por në kokat tona. Po gjithsesi, rrëmujat në shtëpi mund të ndikojnë në humorin tonë dhe shpeshherë na stresojnë. Nuk ka nevojë që ta lini gjithë ditën për të pastruar shtëpinë, mjafton të dini këto këshilla për të organizuar sa më mirë ambientin ku jetoni.
1. Përdorni një mbajtëse magnetike për thikat
2. Futni në enë të ndryshme ushqimet dhe sendet e vogla që keni vërdallë nëpër kuzhinë.
3. Ka gjithmonë një vend të vogël ku mund të fusësh gjërat e vogla që keni në shtëpi.
4. Nëse jetoni në një apartament të vogël ose nëse nuk ju pëlqen ideja që të mbani kuti dhe sirtarë kudo, provoni të përdorni “rregullin e 5 gjërave”. Çdo ditë, gjeni gjëra që janë vendosur në vendin e gabuar në shtëpi dhe vendosini atje ku duhet të jenë.
5. Detergjentet dhe pajisjet e pastrimit futini në dhoma dhe kuti të ndryshme.
6. Bizhuteritë mund t’i fusni në tasa ku fusni ushqime, snacks ose ku mbani sende.
7. Një tavolinë që rrotullohet për ruajtjen e erëzave është një superide.
8. Palosini mbulesat e tavolinës dhe peshqirët, vertikalisht për të krijuar hapësirë
9. Si të kurseni kohë, veçanërisht kur është mot i keq.
10. Përdorni një shportë ose kuti për të futur shapkat apo pandoflat dimërore!