Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj do të jetë pjesë e jurisë së “Miss USA 2023”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e konkursit të bukurisë përmes një postimi në Instagram. Teksa publikuan në Instagram një foto të modeles, ata bën edhe një shkrim të veçantë për të.
“Na ndihmoni të mirëpresim modelen, filantropisten dhe sipërmarrësen Emina Cunmulaj Nazarian në panelin e gjykimit të Miss USA 2023. Emina Cunmulaj-Nazarian, një supermodele e arrirë shqiptaro-amerikane, katapultoi famë në moshën 15-vjeçare duke fituar Elite Model Look Jugosllavi në vitin 2001.
Ajo bashkëpunoi me ikona të modës si Jean Paul Gaultier, Karl Lagerfeld dhe Dolce & Gabbana, duke zbukuruar kopertinat e Vogue, Marie Claire, dhe më shumë. Që nga viti 2019, Emina ka qenë një figurë e spikatur në Harvard dhe në Universitetin e Miçiganit, duke dhënë leksione për filantropinë.”– shkruhej ndër të tjera në postimin në Instagram./Hej.al