Kur çiftet nisën të planifikonin dasmat e tyre në fillim të këtij viti, ata nuk e dinin se deri në korrik, një valë e nxehtë rekord do të vendosej mbi qytet e Evropës për 31 ditë rresht.
Çiftet që planifikuan dasmat këtë verë u është dashur të përballen me një sërë kushtesh ekstreme të motit, nga përmbytjet dhe nxehtësia e pandërprerë deri te cilësia e dobët e ajrit. Disa çifte kanë zgjedhur të qëndrojnë brenda, ndërsa të tjerë kanë lëvizur datat në muaj me temperatura më të ftohta ose jashtë sezonit të zjarreve (sidomos në Greqi). “Moti ekstrem pritet vetëm të intensifikohet“, thonë ekspertët.
Ne do të shohim vazhdimisht rekorde të thyera për verën më të ngrohtë, vitin më të ngrohtë. Ky është realiteti në të cilin jemi.
Moti rekord i kësaj vere ka testuar të gjithë industrinë e dasmave se si të përshtatet me një klimë në ndryshim.
Lexo edhe: Ceremoni dasme në bregdet? Fustanet e rënda që tërhiqni në rërë nuk janë më në modë
Disa planifikues të eventit më të rëndësishëm kanë zbatuar praktika zbutëse për ata që bëjnë dasma në natyrë, si spërkatja me ujë, ventilatorë dhe çadrat e diellit.
Moti ekstrem – dhe nxehtësia në veçanti – tani ndikojnë pothuajse në çdo aspekt të planifikimit të dasmës verore, nga dekori i luleve që nuk duhet të thahen (pa lulebore) deri te zgjedhja e një kremi torte që nuk shkrihet (pa krem gjalpi).
Vjeshta dhe pranvera së shpejti mund të zëvendësojnë verën si sezoni më i lartë i dasmave. Një planifikuese dasmash thotë se ka vënë re që klientët janë larguar nga vera gjatë pesë viteve të fundit. Ajo tha se disa vende në natyrë ku në verë temperaturat arrijnë 40 gradë nuk merren më parasysh si destinacione për ceremoninë.
Edhe orët e koktejit, të cilat mund të kenë ndodhur më parë në verandën e një lokali ose në një kopsht, janë zhvendosur brenda. Tani në Evropë kanë nsur të blihen polica sigurimi për dasmat. Ato mbulojnë kushtet ekstreme të motit, duke përfshirë sidomos stuhitë. Një gjë e cila vite më parë as që mund të mendohej.
Kompanitë e konsulencës tani i orientojnë klientët në pasjen e një tende rezervë nëse ceremonia kryhet në natyrë, pasi “kjo nuk është e njëjta klimë në të cilën janë martuar gjyshërit tanë“. Hej.al