Ka disa veshje që parisienët priren t’i veshin shpesh dhe në mënyrë të përsëritur. Xhinset janë një prej tyre sepse vajzat franceze e dinë mirë formulën e stilit. Mjaftojnë një palë xhinse në gardërobë dhe ju jeni gati për të “sunduar” rrugën ku shkelni, zyrën ku punoni, restorantin që frekuentoni dhe jo vetëm.
Si po i kombinojnë xhinset këtë vjeshtë, vajzat në Paris?
Me një pulovër të hedhur krahëve, një xhaketë lëkure, disa aksesorë të lezetshëm që e plotësojnë tërësisht pamjen, zgjedhjet janë të shumta. Mjafton që të mos mungojnë pantallonat xhins dhe vajzat franceze janë këtu për t’ju dhënë gamën e kombinimeve plot stil./Hej.al