Kim Kardashian gati nuk njihet me pamjen e re. Në kopertinën e CR Fashion Book Issue 23 u shfaq me një ndryshim rrënjësor, me flokë të shkurtër.
Me flokët e shkurtër fare dhe vetullat brisk është gati e panjohur. Po i paraprin tendencave të reja apo një zgjedhje për të ardhur tërësisht ndryshe? Kim pozoi duke tymosur një cigare. Ajo tregon se si ideja për këtë set ishte e kryeredaktores Carine Roitfeld, të cilës i besoi.
“Unë shkova për setin dhe grimierja kishte vetëm dy produkte. Isha e tmerruar, por padyshim i besova planit tënd”, shkruan Kim. Dhe po, duhet se qëllimi u arrit dhe kopertina ra në sy./Hej.al