Njohja e rregullit për ngjyrën vjollcë mund t’ju ndihmojë të qëndroni në rrugën e duhur kur ngisni makinën, ose ecni në një vend të panjohur.
Çfarë do të thotë një shkop i ngulur në tokë me ngjyrë vjollcë?
Rregullat ndryshojnë nga shteti në shtet, por në përgjithësi, një dru i ngulur në tokë me këtë ngjyrë nuk do të thotë shkelje e rëndë, por ndalim kalimi për arsye të ndryshme. Në disa vende mund të hasni dhe një pemë të lyer në trung me këtë ngjyrë. Nuk duhet ta injoroni. Do të thotë se shtegu ku jeni duke ecur me makinë mund të jetë qorr. Pra nuk ju çon gjëkundi. Do të thotë gjithashtu, se jeni në një pronë private dhe nuk është e këshilluar të qëndroni. Arsyeja se përse kjo shenjë është në të gjithë botën ngjyrë vjollcë është fakti se ajo mund të dallohet edhe nga të verbërit. Hej.al