Ndonjëherë ne jemi aq të mësuar me shtëpinë tonë sa nuk i vëmë re ca gjëra bazike që në fakt janë 100% të dukshme. E kemi fjalën për ato detaje që njerëzit e ftuar në shtëpinë tonë, i vënë re të parët. Pas këtij artikulli vetvetiu do të doni të jeni më vigjilent.
1. Papastërtitë rreth dorezës së derës
Ne i prekim çdo ditë dhe ndoshta s’i vëmë re të pista mund të jenë bërë prej pluhurit, shenjave, etj, etj. Kjo zonë mbizotërohet kollaj nga bakteret dhe që ta dini është një nga gjërat që të ftuarit në shtëpinë tonë, e dallojnë sapo hyjnë.
2. Aromën e shtëpisë
Ndoshta ju jeni mësuar me të, por jo miqtë tuaj. Nëse shtëpia juaj si për inat nuk mban erë të mirë ditën kur keni të ftuar, ata do ta lidhin ambientin tuaj me një kujtim jo të këndshëm, duke qenë se aromat lidhen ngushtë me emocionet. Qirinjtë aromatikë, apo difuzorët janë gjithmonë ide e mirë.
3.Peshqirët e pistë
Gjëja e parë që duhet të bëni kur në shtëpi ju vijnë miq, është të ndërroni peshqirët. Sa situatë e pakëndshme do të ishte që të ftuarit të shohin në tualetin tuaj peshqira me shenja? Mund të keni banjën më të bukur në botë, por nëse peshqirët tuaj s’janë të pastër, ata do të mbajnë mend këtë të dytën.
4. Dysheme me shenja
Kushtojini vëmendjen sidomos dyshemesë së kuzhinë suaj. Aq më tepër nëse njerëzit i kanë hequr këpucët, nëse dyshemeja s’është xixë, do ta ndjejnë në këmbët e tyre dhe ju s’doni të ndodhë kështu apo jo?/ Hej.al