Kritikët e Kim Kardashian janë të bindur se ajo po ‘kopjon’ gruan e Kanye West, Bianca Censori, me ndryshimet e egra në pamjen e saj.
Në fotot e reja, Kim, 42-vjeç – e cila zakonisht reklamonflokët tepër të gjata – i ka hequr ato.
Themeluesja e Skims pozoi me vetulla të holla duke u dukur krejtësisht e panjohur nga pamja e saj e zakonshme.
Lexo: Kim Kardashian në kopertinën e re gati nuk njihet
Ndërkohë, bashkëshortja e re e Kanye Ëest, Bianca, është bërë e njohur për flokët shumë të shkurtër sportiv, qoftë në ngjyrë kafe natyrale të errët apo bionde të zbardhura.
Punonjësja e Yeezy kishte flokë më të gjatë si ato të Kim-it, por i hoqi dhe nisi të tregojë ndjenjën e egër të stilit.
Një fans postoi foto krah për krah të pamjes së re të Kim-it dhe pamjes së famshme të Biankës në Reddit, duke theksuar ngjashmëritë mes dyshes.
Bashkë me fotot ka pyetur: “Rastësi?”.
Një kritik i Kardashian shkroi: “Nuk ka mundësi të jetë rastësi!”
“Po jep… Psiko ish…” tha një përdorues tjetër i mediave sociale.
Një përgjigje e tretë thoshte: “Nuk mund ta besoj se ajo nuk e kuptoi që drejtori kreativ ia bëri këtë me qëllim që t’i ngjante Biankës”.
Kjo nuk është hera e parë që Kim akuzohet se ka kopjuar pamjen e Biankës.
Në fillim të këtij muaji, ylli postoi një selfie në pasqyrë, duke shfaqur figurën e saj me bikini të vogla floriri.
Në Reddit, fansat sy shqiponjë kapën ngjashmëritë me një foto të fshirë nga viti 2020, ku Bianca pozon në pasqyrë me bikini shumë të ngjashme me të njëjtin stil dhe nuancë.
Një kritik tha: “Kim mund ta kopjojë 365 ditët e vitit dhe të mos jetë aq e nxehtë sa Bianca. E di që kjo e thumbon”.
Një person tjetër shkroi: “Kim-it i mungon vëmendja e Kanye-s dhe të qenit muza e tij. Padyshim më shumë se një rastësi.”
Pas divorcit të tyre në Nëntor të vitit të kaluar, muzikanti tani është i martuar me Biankën. Hej.al