Një ndër problemet kryesore të lëkurës – sidomos asaj të yndyrshme janë pikat e zeza. Ndonëse mund të përdorni pudër, sërish lëkura nuk e ka pastërtinë e duhur; duket si me pore të vogla.
Një ndër maskat më efektive për të larguar pikat e zeza është përzierja e sodës me limonin ( një lugë sodë buke + një lugë lëng i freskët limoni).
Pas dushit, vendosni në lëkurë maskën me sodë dhe limon. Mbajeni rreth 15 minuta derisa të jetë tharë e gjithë sipërfaqja dhe më pas pastrojeni me ujë të vakët. Në vijim aplikoni një krem hidratues. Kjo maskë këshillohet 1 herë në javë./Hej.al