Pamela Anderson i mbetet besnike vendimit të saj për të mos përdorur fare grim në daljet e saj publike. Aktorja 56-vjeçare u shfaq pa make up të enjten në prezantimin e koleksionit të veshjeve të grave Isabel Marant Pranverë/Verë 2024 si pjesë e Javës së Modës në Paris. Pam kishte flokët e saj të gjatë bjonde të lëshuara dhe lëkura e saj ishte fare pa grim.
E buzëqeshur dhe gazmore, ajo zgjodhi për këtë rast një fustan midi modest pa mëngë në të verdhë të ndezur. Ajo e kompletoi të gjithë look-un me këpucë nudo me taka të larta, një çantë të ngjashme dhe bizhuteri ari./Hej.al