Të gjithë e përdorim shampon për flokët apo lëkurën e trupit, por pak e dinë që shampoja mund të ketë edhe funksione të tjera. Falë përbërësve të butë dhe natyralë, shampot janë ideale për disa detyra të tjera në shtëpi. Me pak shampo dhe ujë, ju mund të pastroni rrobat, pajisjet, dyshemenë madje edhe bimët e gjalla…Ja 10 përdorimet e pazakonta:
Hiqni njollat e djersës
Kur njollat e djersës nuk hiqen zakonisht fajësohen detergjentët jo të mirë, defekt i lavatriçes ose rroba pa me cilësi. Përdorni pak shampo para se t’i fusni në lavatriçe rrobat me njolla djerse dhe prisni për rezultatin.
Hiqni yndyrnat e sobës
Gjatë gatimit, yndyrat dhe vajrat mund skuqen, duke shtuar papastërtitë mbi sobë. Hidhni pak shampo në një copë të lagur në ujë dhe pastroni sobën.
Fshini pluhurin nga bimët e shtëpisë
Bimët që mbahen brenda në shtëpi, bëhen me pluhur, si gjithë objektet e tjera. Pak shampo mbi një peshqir të lagur në ujë, kalojeni nëpër gjethet e bimëve dhe gjithçka do të pastrohet lehtë.
Shampo për të liruar vidat nga mobiliet
Kur ju duhet të çmontoni mobiliet ose të hiqni dekorimet, asgjë nuk është më zhgënjyese sesa heqja e vidave, gozhdëve, etj. Hidhni pak shampo dhe është njësoj e vlefshme si vaji për të çliruar gozhdët apo vidat.
Zbusni menteshat që kërcasin
Nëse një sirtar i juaji kërcet, provoni të vendosni me gisht pak shampo tek menteshat, lëreni pak sekonda dhe rezultati do t’ju befasojë.
Përdorim i dyfishtë edhe si sapun duarsh
Si shampo ashtu edhe sapuni i lëngshëm i duarve janë elementë higjienikë në familje, megjithëse përdoren për qëllime të ndryshme. Të dy këto produkte kanë shumë përbërës të përbashkët, ndaj edhe një shampo mund ta përdorni si larës duarsh.
Hiqni avullin nga pasqyrat e tualetit
Përpara se të hapni dushin për larjen e radhës, kaloni një copë të lyer me shampo mbi pasqyrë. Përhapeni sapunin në të gjithë copën e xhamit ose vetëm në pjesën që dëshironi të qëndrojë pa avull dhe jeni OK.
Pastroni furçat e make up-it dhe krehrat
Furçat e grimit, krehrin personal apo të familjarëve vendosini një tas ku keni shtuar më parë pak shampo dhe ujë.
Shkëlqeni dyshemetë me pllaka dhe qeramikë
E bukura e dyshemeve me pllaka dhe qeramike është se ato nuk kërkojnë shumë pastrim dhe kur duhet, ju mund të përdorni shumë produkte të ndryshme, mes tyre edhe shampon.
Pastroni këpucët
Nëse keni një palë këpucë të bukura dhe doni t’i ruani për një kohë të gjatë që të duken si të reja, pastrojini herë pas here me një copë me pak shampo dhe rezultati do të jetë befasues./Hej.al