Hashtag-u #Frenchpharmacy ka arritur mbi 131 milionë shikime në TikTok. Mesa duket, kulla Eiffel nuk është më destinacioni i preferuar i qytetit. Të shkosh në një farmaci franceze është trendi i ri i udhëtimeve.
Turistët shkruajnë se kanë gjetur nëpër farmaci marka të mirënjohura, madje shumë herë më të lira seç prisnin. Përpos kësaj, ata janë habitur edhe nga efektet vizuale të kryqeve nëpër farmaci, sa i kanë krahasuar me shaka me klubet e natës në jug të Francës.
Krahas medikamenteve dhe trajtimeve shëndetësore, farmacitë franceze shpesh kanë marka të njohura dhe të këshilluara nga dermatologët për kujdesin e fytyrës, trupit dhe produkte të mirëqenies./Hej.al