Dukesha e Cambridge dhe nëna e tre fëmijëve (princit George, princeshës Charlotte dhe princit Louise), Kate Middleton duket gjithnjë rrëzëllitëse, e kuruar dhe e bukur. Të gjitha këto, rezultat i një diete të shëndetshme, e cila nis me:
Në mëngjes
Një smoothie jeshil i cili i dhuron të gjithë energjitë e duhura. Dukesha bën një kombinim të tillë: çaj matcha, lakër jeshile, spirulina (një lloj alge), spinaq dhe boronica. I mikson, i konsumon dhe duket një yll.
Gjithashtu, i pëlqen shumë edhe një pjatë me tërshërë.
Në drekë
Kate preferon vaktet vegjetariane, si dhe nuk e refuzon një pjatë me sushi.
Gjithashtu, dukesha konsumon edhe sallatë me shalqi.
Në darkë
Kate Middleton e ka pranuar se është një fanse e ushqimeve pikante. Në fakt, e gjithë familja adhuron pulën e pjekur dhe pastat. Madje për këto të fundit, kontribuojnë edhe fëmijët, pasi mblidhen të gjithë në kuzhinë dhe dikush shton qumështin e dikush gjalpin. Gatimi në shtëpinë mbretërore qenka shumë qejf.
Vaktet midis
Në vaktet midis, Kate konsumon “snacks”, fruta dhe perime.
Ëmbëlsira
E nëse po pyet veten “a konsumon ëmbëlsira Kate?”, përgjigjen ta japim ne. Po, konsumon dhe ka një të preferuar: puding me toffee.
Një fakt interesant
Diçka shumë pozitive: Kate e vlerëson shumë ushqimin dhe shpesh, nuk i kursen komplimentet për shefat e kuzhinës./Hej.al