E vogla e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços sot bën plot 1 vjeçe dhe urimi i mamit të saj, përmes një postimi në Instagram, na ka impresionuar të gjithëve.
“Ti më ke ndryshuar jetën siç nuk e prisja dhe drita që ti rrezaton më ngroh shpirtin më së shumti. Unë i dua vëllezërit e tu pafund, por ti je përgjegjësia ime më e madhe në këtë jetë. Me delikatesën tënde më bën të kem më shumë merak për ty dhe përballjen rende me të ardhmen, e megjithatë jeta më ka treguar jo pak herë që ky është thjeshtë një paragjykim që na trashëgohet dhe mund të jesh ti ajo që i bëhesh krahë i fort vëllezërve duke mos harruar të duash me përkushtim prindërit, siç vetëm një vajzë di.
Besoj gëzimi më i madh një ditë do të jetë të kem rritur një vajzë të aftë për veten, me ëndrra plot dhe me vullnetin për ti ndjekur ato këtu në Shqipëri pa kërkuar shpresë diku tjetër, me dëshirën për tu munduar nga pak e çdo ditë, si gratë që do ta rrisin, për të përmirësuar vendlindjen e tyre e si rrjedhojë çdo brez që do të vijë. Sot ti nuk e kupton por kur të rritesh do shohësh rreth teje gra të jashtëzakonshme që krijojnë rrugën e tyre dhe punojnë për një të ardhme më të mirë, për veten e tyre, por më së shumti për ndikimin që do kenë në jetën tënde. Mami të do shumë Ruya papatuya”, ka qenë ky urimi i gjatë dhe plot dashuri i Sara Hoxhës, për të bijën./Hej.al