Muaji tetor është një muaj i mrekullueshëm. Bashkëpunëtorja e Hej.al astrologia Liza Gjika shpjegon se tetori është për shenjat e zodiakut një muaj balance dhe relaksi, një muaj harmonik. Personat e peshores që janë të lindur të këtij muaji janë ata me më shumë fat. Zodiaku e ka zgjedhur peshoren të jetë në mes për të balancuar të gjithë ne.
Dashi
Dashi është gjithmonë në sulm, gjithmonë në kërkim dhe frutet e një punë i merr tani. Ana erotike e dashit nuk është e këndhsme, por vjen duke u rregulluar këtu ndikon sërish muaji i peshores si rregullator.
Demi
Demi është i lodhur nga periudhat e mëparshme, megjithëse shtatori e gjeti më të mobilizuar dhe tetori i jep akoma më shumë forcë dhe hapësira. Personat që kanë kaluar probleme të mëdha janë vërtetë duke u qetësuar. Ana erotike e tyre është më e saktë dhe më kërkuese, duke bërë një kthesë të jashtëzakonshme në periudhën e peshores. Demi këtë muaj shkëlqen, pasi arriti t’i balancoj gjërat pikërisht në muajin e peshores.
Binjakët
Gjithmonë i harrojnë vuajtjet, sapo ju del diçka menjëherë janë në sulm dhe gjithmonë aktiv. Gjithmonë kërkojnë të ecin përpara dhe nuk i njohin fare difektet e tyre. Binjakët i ka krijuar natyra kështu që të ecin me hapin e fortë më të shpejtë nga koha. Binjakët janë të aftë dhe komunikes, çdo punë e çojnë deri në fund. Ana erotike e cila nuk ka qenë shumë e mirë për shkak të angazhimeve të tepërta në punë, nis dhe balancohet në muajin e peshores.
Gaforrja
Kemi një gaforre të qetë dhe të ëmbël, por të vendosur për veprimet dhe punët, të cilat po i zuri do t’i çoj deri në fund. Kemi disa problematika te gaforrja të cilat nuk i shfaqin dhe nuk i tregojnë. Personat që kanë të bëjnë me virgjëreshën dhe binjakët janë ato që hasin më shumë problematika, pasi në marrëdhënien me virgjëreshën është një raport, i cili nuk përfundon kurrë. Këtë muaj kemi një gaforre që i vendos pikat mbi i edhe për ato gaforre që nuk flasin dhe i mbajnë gjërat përbrenda.
Luani
Kemi një luan të qetë dhe të vendosur në punën e tij, qëllimet e tij janë afatëgjata dhe ky muaj i jep frytet e punës në të kaluarën. Ana erotike është pak e mbyllur, por këtë muaj luani do shprehet duke dashur të rregullojë situatën.
Virgjëresha
Virgjëresha u jep të gjithëve mundësi për të bërë lëvizje, ndryshime, transferime, punëra, me një angazhim të lartë. Shtatori është muaj ndryshimesh, punësh, martesash apo edhe ndarjesh. Shtatori për virgjëreshën nk ka mbaruar akoma. Ana erotike e virgjëreshës është problematike, pasi ajo nuk e gjen veten në asnjë marrëdhënie. Megjithatë peshorja do t’i balancoj disi gjërat duke i qetësuar dhe duke i orientuar drejt asaj që duhet.
Peshorja
Ky muaj do të jetë i qetë dhe jo i vrulshëm, siç ishin muajt e verës. Njerëzit do marrin frymë dhe do ndihen të qetë. Kemi një stabilizim erotik dhe ekonomik. është një muaj i mrekullueshëm për lëvizjen e parave dhe këtu mund të përfitojnë të gjithë nga pak. Personat që kanë lindur në datën 7, 16 dhe 25 do të jenë ditët e tyre me fat. nënat e reja që presin bebe në muajin tetor, do të jenë nëna të lumtura, pasi këta fëmijë kanë artin dhe diplomacinë.
Akrepi
Shikojmë një akrep shumë të mobilizuar, që ka përfunduar pushimet dhe ka nisur të punojë fort. Shumë i lidhur me punën dhe problematikat e tij. Akrepi këtë muaj ka fejesa, martesa apo edhe lindje. Një akrep të balancuar dhe të hapur njëkohësisht. Shkëlqimi do t’i vij në muajin e tij.
Shigjetari
Si gjithmonë në sulm, pasi muajt e verës i kanë lodhur shumë. Këtë tetor kemi shumë oferta, mundësi për shigjetarin. është një shenjë e fortë, e cila veprimet i shikon dhe i kam me një shpejtësi të madhe. E shtron rrugën me mendje dhe vendos në moment. Duhet të kenë kujdes nga disa incidente të vogla, që mund të jenë me makinë ose nga pija. Duhet të shohin me vëmendje anën erotike dhe të mos bien pre e fanatizmave të tepruar në familje. Ana ekonomike do të përmirësohet.
Bricjapi
Kjo shenjë është në pritje për disa dokumenta, një pune të re ose në pritje të një fëmijë. Bricjapi e nic me shumë punë këtë muaj. Ana e tij erotike është e stabilizuar këtë periudhë. Ana ekonomike ka qenë me shumë humbje, por shohim se fundi i tetorit do të sjellë disa balanca duke i lejuar të marrin frymë më lirshëm.
Ujori
Me sa shohim ujori i jep fund vuajtjeve të saj. Ujori është një shenjë e fortë sado që duket si delikate. Eklipsi diellor i datës 14 do t’i mjegullojë pak këta, por do ta marrin veten shumë shpejt. Kemi lëvizje, ose makina, blerje shtëpie, lëvizje dhe mobilizim për një komoditet më të mirë. Ana erotike ka qenë e prerë, por nis ta gjej gjuhën.
Peshqit
Si gjithmonë delikat dhe të pasigurtë mendojnë gjithmonë se janë në zona të minuara. Peshqit kanë pasur disa probleme që i kanë bërë të vuajnë duke mos e zgjidhur këtë problem. Këtu hyjnë peshqit që kanë pasur probleme me punën, me bashkëshortët apo bizneset. Janë të përqëndruar te problemet që kanë pasur, por duhet të kalojnë më shumë kohë pranë ujit, detit apo liqenit për të qenë më të qetë, ose të merren me joga, pasi kjo për peshqit do të ishte një gjë shumë e mirë. Peshqit do vijnë duke u rregulluar.