Prerja e flokëve si kandil deti, #JellyfishHaircut e njohur shpesh si “kandil deti Bob” ka bërë bujë kohët e fundit, duke tërhequr vëmendjen e personazheve të njohur dhe trendeve të TikTok. Siç mund ta keni marrë me mend, prerja e flokëve karakterizohet nga ngjashmëria me një kandil deti.
E ngjashme me prerjen japineze hime, #JellyfishHaircut përbëhet nga dy shtresa të ndara dhe të dallueshme: shtresa e sipërme pasqyron një bob klasik, ndërsa pjesa e poshtme e flokëve lihet e gjatë. Ky model është ideal për ata që preferojnë të eksperimentojnë me flokët, por jo për këdo! Thënë kjo, flisni paraprakisht me parukieren përpara se të merrni një vendim./Hej.al