Victoria Beckham ka folur për herë të parë për dhimbjen që ndjeu pas pretendimeve se David e kishte tradhtuar.
Victoria tregon për dokumentarin e ri të Netflix, “Beckham”, se ajo ishte periudha më e vështirë e jetës së saj dhe asokohe përjetoi fazën më të palumtur të jetës. Në vitin 2003, David u transferua në Spanjë për të luajtur për Real Madridin, ndërsa Victoria mbeti në Mbretërinë e Bashkuar me djemtë e tyre, Brooklyn dhe Romeo. Asokohe, dy gra – Rebecca Loos dhe Sarah Marbeck – pretenduan se kishin lidhje me futbollistin.
Menjëherë pasi lajmet filluan të qarkullonin, Victoria vendosi të zhvendosej në Spanjë për të qenë në krah të Davidit.
“Ishte periudha më e vështirë sepse dukej sikur bota ishte kundër nesh,” thotë ajo në dokumentar. “Para Madridit, ndiheshim si ne kundër gjithë të tjerëve, por ishim bashkë, ishim të lidhur, kishim njëri-tjetrin. Por kur ishim në Spanjë, nuk më dukej sikur kishim njëri-tjetrin. Dhe kjo është e trishtë. Nuk mund t’ju tregoj se sa e vështirë ishte dhe si ndikoi tek unë. Ishte një makth.”
E pyetur nëse “e kishte inat” burrin e saj, ajo u përgjigj: “Të jem plotësisht e sinqertë, po. Isha në fazën më të palumtur që kam qenë ndonjëherë.” Megjithatë, ajo theksoi se u përpoq ta merrte veten në mënyrë që të mbështeste bashkëshortin dhe karrierën e tij./hej.al