Zgjedhja e ngjyrës së duhur të bojës për muret nëse keni një shtëpi apo hapësirë të vogël, ndonjëherë është një mision rraskapitës. Ju mund të zgjidhni nuanca të lehta ose të errëta, por ka disa syresh prej tyre që duhen shmangur.
Sipas interior designer-ve, nuancat gri nuk shkojnë në një dhomë të vogël ndenjeje, ndërsa disa ngjyra të forta, si e kuqja e ndezur apo bluja, mund të “pushtojnë” për keq një hapësirë të vogël. Ja pesë ngjyrat që duhet t’i shmangni sipas sugjerimeve të profesionistëve:
E bardhë, me shkëlqim
Ju mendoni se është zgjedhja e pastër, por e bardha me shkëlqim duhet të shmanget në dhoma të vogla, thonë ekspertët. “Shumë njerëz zgjedhin të përdorin ngjyra të bardha në dhoma të vogla, me qëllim që hapësira të duket më e madhe,” thotë Ruth Mottershead, një arkitekte për LivingEtc. “E bardha me shkëlqim shpesh mund të jetë mjaft e zymtë, duke shkaktuar efekte të forta për sytë”. Ngjyrat e bardha ose neutrale të zbehta janë një zgjedhje më e mirë.
E zeza
Ju mund të përdorni ngjyra të errëta, por e zeza e pastër e mbyt një hapësirë të vogël. Ngjyrat e errëta mund të thithin dritën e një hapësire, duke e bërë ndarjen midis mureve të duket e paqartë duke shtuar diferencat në një dhomë. Nuancat e ngopura dhe të pasura të kafesë funksionojnë më mirë në hapësirat e vogla.
E kuqe, e ndezur
Një nuancë e kuqe e ndezur mund të jetë shumë e fortë për një hapësirë të vogël, duke krijuar një mjedis stresues. “E kuqja është shpesh një ngjyrë e fortë e gjallë, që ndonjëherë mposht hapësirat e vogla”, thotë arkitektja Helen Shaw. Për një ambient komod, zgjidhni nuancën e ngrohtë të tullës që sjell thellësi dhe elegancë.
Blu me tone gri
Hapësirat më të vogla nxjerrin në pah nuancat e ftohta, kështu që nëse doni që dhoma të duket më e ndritshme, shmangni ngjyrat gri. Bluja është një ngjyrë e ftohtë, veçanërisht një blu me nuanca gri. Nëse doni një ngjyrë blu në një hapësirë të vogël, zgjidhni atë që anon nga e gjelbra.
Greige (Gri+bezhë)
Greige është një tjetër ngjyrë që ka nuanca gri, ndaj ka të ngjarë që të jetë shumë e ftohtë për shumicën e hapësirave të vogla. Provoni koralet dhe rozën në nuancë pjeshkë; ato janë perfekte për të krijuar një ambient të ngrohtë dhe komod./hej.al