Të pakta janë ato shtëpi që nuk kanë një bibliotekë me një gamë titujsh dhe librash. Botime të vjetra apo të tjerë që lidhen me kujtime apo tituj të dhuruar, pak rëndësi ka historiku. Bibliotekat zakonisht pozicionohen në një vend shumë të dukshëm në shtëpi dhe jo thjesht në një qoshe.
Ju mund të tërhiqeni nga ideja e përfshirjes së një biblioteke plot me libra në një kënd të dukshëm në shtëpi, por ekspertët e Feng Shui-t thonë që ta rimendoni si ide.
Shënim: Feng Shui është një pseudoshkencë me origjinë nga Kina, e cila përdor forcat energjike per të harmonizuar individët me mjedisin e tyre rrethues. E përkthyer fjalë për fjalë, Feng Shui do të thotë “uji i erës” dhe konsiderohet si një nga Pesë Artet e metafizikës kineze. Praktika e Feng Shui-t vë në qendër arkitekturën dhe “forcat e padukshme” që lidhin universin, tokën dhe njerëzimin së bashku. Historikisht, Feng Shui u përdor për të dizenjuar ndërtesat e rëndësishme në mënyrë sa më të mbarë; sa më fatsjellëse.
Çfarë thotë Feng Shui për ekspozimin e librave?
Feng Shui jep disa këshilla se si të rivendosni harmoninë në shtëpinë tuaj. Ju ndoshta mendoni se raftet e librave apo bibliotekat janë një element shtesë dhe i bukur në hapësirën e shtëpisë, por kjo prish rrjedhën e energjisë brenda hapësirës ku jetoni.
“Unë do thosha që të mos i ekspozoni të gjithë librat tuaj,” thotë profesionisti i Feng Shui, Gary Hawkes për Livingetc. “Nëse nuk keni një bibliotekë, çdo libër përcjell informacion, por mund të jetë burim rrëmuje”.
Një koleksion i madh librash në dhomë? Ekspertët e Feng Shui këshillojnë të kundërtën, pasi vepron si një pengesë për rrjedhën e energjisë së forcës jetësore që qarkullon lehtësisht dhe pa probleme në të gjithë shtëpinë.
“Ne duam ta shmangim rrëmujën,” thotë konsulentja moderne e Feng Shui, Esmeralda Salinas. “Nëse sasia e librave zvogëlohet, atëherë unë do të sugjeroja që të shihni se cilët libra mund të ekspozohen. Sigurohuni që titujt të mos përcjellin ndjesi negative”.
“Kopertinat e librave kanë ngjyra dhe madhësi të ndryshme dhe të ekspozuara ato cenojnë diçka nga estetika apo skema e ngjyrave në hapësirën e shtëpisë,” thotë Simran Kaur, themeluesi i blogut “Room You Love”./Hej.al