Chiara Ferragni ka falënderuar ndjekësit që po tregojnë mbështetje për të dhe bashkëshortin e saj Fedez. Reperi është shtruar që nga e enjtja e kaluar në spital në Milano për shkak të dy ulçerave që i kishin shkaktuar gjakderdhje të brendshme . ”Ju lexoj dhe ju jam mirënjohëse”, ka shkruar bashkëshortja e tij në X. Një postim i cili ka marrë menjëherë shumë pëlqime dhe komente./Hej.al