Fruti simbol i vjeshtës, gështenja, e pasur në vlera e lëndë ushqyese ka shumë për t’i ofruar organzimit të njeriut, por më poshtë do të flasim për mënyrën si mund ta përdorim në rutinën e bukurisë. Janë antioksidantët e shumtë ata që i shndërrojnë gështenjat në aleatin e bukurisë sonë. Ekstrakti i gështenjave jo vetëm që hidraton lëkurën në nivel qelizor, por riparon dhe dëmet e shkaktuara nga rrezet ultraviolet. Vitamina C e gjendur në këtë frut ndihmon gjithashtu në prodhimin e kolagjenit. Për të mësuar më shumë rreth vlerave të gështenjës Living ju jep më poshtë 3 maska bukurie.
Maskë fytyre
Gështenja rekomandohet kryesisht për njerëzit që e kanë lëkurën e yndyrshme. Astigeni, i gjendur tek tuli i gështenjës ka aftësi të jashtëzakonshme hidratuese. Ajo që duhet të bëni është thjesht të përzieni tulin e gështenjave të ziera me pak qumësht apo kos dhe ta aplikoni në lëkurë. Lëreni për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Për flokët e errët
Nëse dëshironi një refleks të bukur ngjyrë kaf, mjafton t’i shpëlani flokët me ujin e gështenjave të ziera. Ky trajtim është natyral dhe nuk dëmton flokët tuaj, por nuk mund të zëvendësojë bojrat.
Për trupin
Përgatisni një scrub me miellin e gështenjave dhe disa pika vaj bajamesh, apo me cfare vaji te keni. Ai do të eliminojë shtresat e vdekura të lëkurës dhe do t’i japë trupit shkëlqim./Hej.al