17-vjeçari Randy Gardner nuk ka fjetur për 11 ditë e 25 minuta, për një projekt panairesh shkencore të shkollës së mesme në Kaliforni në vitin 1963, duke vendosur rekordin botëror për kohën që dikush ka qëndruar zgjuar. Njerëz të tjerë thuhet se e kanë thyer këtë rekord. Robert McDonald qëndroi 18 ditë dhe gati 22 orë pa fjetur në vitin 1986, por asnjë nuk u monitorua nga afër ose nga një mjek sa Gardner.
Rekordet Botërore Guinness nuk e mbulojnë më këtë arritje; në vitin 1997 ata ndaluan për shkak të “rreziqeve të qenësishme që lidhen me privimin e gjumit”.
Por cilat janë këto rreziqe? Çfarë ndodh me njerëzit që rrinë gjatë pa gjumë?
Gjumi është i nevojshëm për funksionet ekzekutive, emocionale e trupore dhe gjumi i pamjaftueshëm mund të rrisë rrezikun e disa problemeve shëndetësore, duke përfshirë diabetin, sëmundjet e zemrës, obezitetin dhe depresionin, sipas Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve. Ekspertët thonë se njerëzit kanë nevojë për gjashtë deri në tetë orë gjumë të vazhdueshëm në të njëjtin interval çdo 24 orë. Por nuk është e pazakontë që njerëzit, veçanërisht studentët të qëndrojnë zgjuar për 24 orë./Hej.al