Në dokumentarin për të cilin po flasin të gjithë, “Beckham”, mësuam disa fakte mjaft interesante për çiftin Victoria – David. Në dokumentarin me 4 pjesë, rrëfehet karriera e David, jeta me Victoria-n, dramat dhe sfidat e marrëdhënies së tyre, raporti me fansat dhe mediat, si dhe të garantojmë se do të ndryshosh përshtypje për Victoria Beckham a.k.a “Posh Spice”.
Para se të nisim me faktet, David është shprehur: “Nuk doja ta bëja këtë dokumentar për veten. Doja ta bëja për familjen, fëmijët, nipërit, për nënën dhe babain që ta shohin dhe të kenë diçka për t’u gëzuar, sepse ka qenë një rrugëtim (i gjatë). Është e pabesueshme se ç’kam arritur të bëj në jetën time”.
Dokumentari ka si regjisor Fisher Stevens (regjisori i “Succession”).
Tani, disa fakte për çiftin:
Hobet e David është mbajtja e bletëve dhe legot
David ka si hobi të prodhojë mjaltë dhe është një pasion që e zhvilloi gjatë pandemisë. Një ndër pasionet e tjera ka lidhje me legot, po, me ato që vrasin këmbët e prindërve nëpër shtëpi.
David mendon se Victoria-s i duhet më shumë se një qenush që t’i duket botës “njeri i mirë”
Duke folur për njohjen dhe romancën e tyre, Victoria përkëdhel qenushin, Olive dhe në një moment shprehet me shaka: “Olive, do të vish këtu dhe të më bësh të dukem si njeri i mirë? Do të të përkëdhel gjithë kohës pastaj” dhe në sfond dëgjohet David që thotë se asaj i duhet më shumë se një qenush që të duket si njeri i mirë.
David ka një qoshe të preferuar në shtëpi; qoshen ku mund të shohë Victoria-n lakuriq
Ata kanë shumë vite të martuar, por pasioni është ende në maja. David tregoi pjesën e preferuar të shtëpisë, nga ku mund të shohë bashkëshorten lakuriq. Dhe thonë pastaj që romanca ka vdekur.