E dashura e futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldo ka marrë pjesë në klipin e këngës “Energía Bacana”, që ka pushtuar rrjetin që prej tri javësh.
Modelja spanjolle është shfaqur në videoklipin e ri të këngëtarit kolumbian Sebastian Yatra. Një postim në lidhje me këtë projekt të ri ajo e ka bërë edhe në llogarinë e Instagram-it, ku dukej se vajza e saj e vogël po reagonte plotë adhurim teksa shite mamanë në ekran.
Ajo në shumicën e klipit shfaqet me një fustan të kuq plot sensualitet, por gjithashtu edhe me rroba banje, ku vuri në dukje edhe njëherë linjat e saj perfekte./Hej.al