Këngëtari i njohur Klajdi Haruni ka ndarë ditën e sotme me ndjekësit një sekret të ëmbël, që na e mbante fshehur prej datës 10 tetor. Ai dhe partnerja e tij, Orgesa, janë bërë prindër për herë të parë të një vajze.
Këngëtari ka vendosur sot të postojë në InstaStory një foto të duarve të tyre së bashku duke shkruar: “Bekim jete”. Jo vetëm kaq, Klajdi ka zbuluar edhe emrin e së voglës Hea. Një emër i veçantë me origjinë koreane, kuptimi i së cilit është mirësi. Kujtojmë se partnerja e Klajdit është krejt e panjohur për rrethin mediatik./Hej.al