Edukatore Lori Duro e ftuar në emisionin Livingroom nga Brunilda Lahe në VizionPlus, u shpreh rreth lodrave të fëmijëve dhe lodrat e domosdoshme për ta në kopsht.
“Lodrat me muzikë që vlejnë vetëm për një përdorim nuk janë gjithmonë pjesë e zhvillimit didaktik, sa janë pjesë më tepër për ta hutuar fëmijën. Lodra në kopsht nëse nuk ka një funksion atëher ajo nuk i jep zhvillim fëmijës. Lodrat në kopsht duhet të jenë ato që e ndihmojnë një fëmijë në programin e tij të çdo dite. Nuk duhet t’i besojmë marketingut që na reklamon lodra. Lodrat mund të krijohen edhe me materiale të riciklueshme dhe janë tepër ndihmuese në zhvillimin e fëmijës..
Të rriturit dhe edukatorët duhet të dinë të luajnë me fëmijët. Në kopsht ka disa lodra të cilat nuk duhet t’i ofrohen në çdo kohë të ditës fëmijës, por duke shfrytëzuar vetëm një pjesë të ditës për të zhvilluar lojën.”, u shpreh ajo.
Vjollca Myftaraj specialiste e fëmijërisë së hershme u shpreh gjithashtu se nuk duhet t’i ofrojmë fëmijës në moshën 2-3 vjeç një lodër të gatshme, si për shembull vetëm një makinë. “Në këtë moshë fëmijës duhet t’i ofrojmë lodra me një imazh të saktë, pasi ai është momenti i parë në të cilin fëmija vëzhgon dhe merr informacionin. Ndërsa lodrat duhet të kenë gjithmonë karakter krijues, pasi loja krijuese apo formuese e nxit dhe e ndihmon të koordinoj lëvizjet, si dhe të zhvilloj trurin e tij.”,u shpreh ajo./Hej.al