Ju kujtohet ajo loja e famshme me tullumbace? Që nuk ju qëllonte kurrë numri i shumëpritur: 31!!!
Nëse e keni harruar, e kemi fjalën për një lojë “provoni fatin”. Në një fletë me shumë numra (të fsheshur), ju zgjidhnit një. Pa marrë parasysh sa shpenzonit për këtë lojë (zakonisht 5 lekë/numër të zgjedhur), ishte pothuajse e pamundur të fitonit tullumbacen e madhe, e cila ishte objektivi i të gjithëve.
Arsyeja ishte e thjeshtë: Njerëzit luanin për të fituar atë tullumbace të veçantë dhe për këtë arsye nuk kishte asnjë shans që shitësit të lejonin dikë ta fitonte – përndryshe do të përfundonte loja dhe nuk do të shitej më asnjë tullumbace. Pra, shitësit gjithmonë e hiqnin numrin 31 nga fleta me të gjithë numrat./Hej.al