Të gjithë romancierët nuk harrojnë të përshkruajnë në librat e tyre përmes rreshtave receta dhe shije gatimi. Në të vërtetë këto shije ushqimi janë ushqimet e tyre të preferuara. Këtë herë në emisionin Livingroom në Vizionplus nga Brunilda Lahe, gazetarja Iva Tiço tregoi për shkrimtaren kiliane Izabel Allende dhe recetën që shkrimtarja e sjell përmes librit të saj.
“Unë kam përgatitur një ushqim që e përgatisim të gjithë në shtëpi. Ky është në fakt një sultjash. Por njëkohësisht edhe një recetë e dashur në rreshtat e librave të mi, që këtë herë ndodhi të ishte receta e shkrimtares Izabel Allende. Ajo e quan këtë recetë si oriz me qumësht, ndërsa për ne njihet si sultjash. Kjo rezulton një recetë shumë e njohur në Kili. Allende shkruan: “Do doja të hidhesha në një pishinë me oriz dhe qumësht.”, u shpreh gazetarja Tiço, e cila tha se këto shije dhe aroma i japin jetë fjalëve dhe librave që ajo lexon./Hej.al