Në emisionin Living Room në VizionPlus nga Brunilda Lahe, gazetarja Iva Tiço tregoi për shkrimtaren kiliane Isabel Allende dhe recetën që shkrimtarja e sjell përmes librit të saj, oriz me qumësht. Kjo recetë e përshkruar me detaje dhe dashuri nga shkrimtarja, u prezantua po aq bukur e gatuar nga gazetarja Tiço.
“Një natë janari të vitit 1996 ëndërrova sikur zhytesha në një pishine të mbushur plot me oriz me qumësht, në të cilën notoja si të isha një delfin. Është ëmbëlsira ime e preferuar – orizi me qumësht, jo delfini – aq shumë sa në vitin 1991, në një restorant të Madridit porosita katër racione dhe më pas dhe një të pestë, si dessert. E hëngra pa mu dridhur qerpiku, me shpresën e vakët se kjo ëmbelsirë që më ngjante mallin e fëmijërise do të më ndihmonte të duroja ankthin e sëmundjes së rëndë të vajzës sime”, Isabel Allende, “Afërdita, rrëfime, receta dhe afrodiziakë të tjerë”.
“Përshkrimin e shkrimtares per këtë embëlsirë e kisha ndeshur në disa romane te saj, derisa nje ftesë për të gatuar diçka letrare ne emisionin e ri Living Room më bëri ta provoj. Për respekt te tekstit, nuk do e quaj “sultjash”, sepse mesa duket orizi me qumësht nuk qenka trashëgim osman por një recetë e përdorur në gjithë botën. Dhe sipas recetës së Allendes, edhe menyra e përgatitjes është ca e ndryshme nga e librave të tjerë qe kam në shtëpi.
Gjysmë filxhani çaj me oriz e lëme të qendrojë për gjysmë ore në ujë të vakët. E kullojmë dhe e vëmë të zieje me 10 filxhanë kafeje qumësht bashkë me një shkop kanelle ne zjarr ne ngadaltë derisa të zbutet. Shtojmë dy filxhanë kafeje sheqer (ose dhe pak me pak), lëkurën e një limoni bio dhe e ziejmë ne zjarr të ulët duke e përzierë herë pas here që të mos ngjisë.
Kur të jetë berë krem, heqim kanellën, e lëmë të ftohet pak dhe e ndajmë në enët ku do e shërbejmë dhe para se ta fusim ne frigorifer e spërkasim me kanellë pluhur.”, shkruan gazetarja Tiço.
Receta e Allendes e prezantuar në emisionin e së shtunës Living Room duket se pati shumë ndjekës dhe amvisa të cilat vijojnë t’i shkruajnë gazetares dhe t’i kerkojnë recetën në Instagram./Hej.al