Ndoshta ju jeni habitur nga çmimet që shihni te produktet e frutave dhe perimeve sa herë që shkoni në supermarket. Ndoshta ju pëlqen thjesht ideja që të keni kopshtin tuaj të vogël me perime të mbjella nga duart tuaja, pa kimikate, por edhe me lule që do të zbukurojnë hapësirën. E sigurt është se kopshtaria ofron shumë përparësi, si në xhepin tuaj, ashtu edhe në fizikun dhe psikologjinë tuaj.
Edhe nëse nuk keni kohë për të përshtatur një rutinë ushtrimesh në jetën tuaj të përditshme, prapë mund të merrni të njëjtat përfitime nga kopshtaria. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), kopshtaria konsiderohet një aktivitet me intensitet të moderuar që, nëse përsëritet për 2.5 orë çdo javë, ul ndjeshëm rrezikun e obezitetit, presionit të lartë të gjakut, diabetit të tipit 2, osteoporozës, sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru, depresionit, kancerit të zorrës së trashë dhe vdekjes të parakohshme.
Përveç kësaj, ata që merren me kopshtari si pjesë e një rutine ushtrimesh kanë më shumë gjasa të ushtrohen mesatarisht 40 deri në 50 minuta më shumë sesa ata që zgjedhin aktivitete të tilla si ecja ose çiklizmi.
Me vetëm një orë kopshtari dhe aktivitetet e mëposhtme mund të djegim kalori si më poshtë:
Ujitje: 120 kalori në orë
Mbjellja e luleve: 200-400 kalori në orë
Barërat e këqija: 200-400 kalori në orë
Kositja e lëndinës: 250-350 kalori në orë
Fshirja e gjetheve: 350-450 kalori në orë
Gërmimi dhe rregullimi i kopshtit: 400-600 kalori në orë./Hej.al