Me një fjalim vlerësues, presidenti i Francës Emmanuel Macron, i cili ndodhet për herë të parë për një vizitë zyrtare në Tiranë, ka dekoruar me titullin Oficer i Lartë të Legjionit të Nderit shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare.
‘I dashur Isamil Kadare, ‘të jetosh është të luftosh’ thoshte Seneka, thënien e tij ju e keni shndërruar në ‘të shkruash do të thotë të luftosh’. Ju rritët një xhevahir arkitekturë, qyteti i Gjirokastrës në një shtëpi të madhe plotë dhoma bosh, që ju e popullonit me ëndrrat tuaja.
Në vend që t’i këndonit optimizmit sovjetik, ju lejoni të depërtoni melankolia e jetës mjegulla dhe rrebeshet e saj. Një vend që jetonte para jush para se ju të jetonit atje. I këndonit me vargje bukurisë së një qyteti që nuk e kishit shkelur kurrë. Ju ishit bërë për të jetuar në Paris. Ju nuk sillnit shishe vere, ju sillnit libra libra, libra dhe shumë të tjera që ua dhuronit miqve shqiptarë si shishe me liri.
Si për të provuar që miqësitë… nuk janë vetëm miqësi në letra… Klod Duran organizoi bashkë me ju në 1990 arratisjen tuaj. Në Tiranë ikja juaj solli protestat e para të studentëve që prej më shumë se 40 vjetësh. Ju kontribuuat në zgjimin e madh të popujve që ngritën perden e hekurt.
I dashur Isamil Kadare ndonjëherë ju ndjeni keqardhje për ato vite që ju kanë shtypur. Liria, që u mbyllin gojën ka pëshpëritje me të forta, se britmat. Poet i Ballkanit, Rapsod i Evropës kam nderin tu ngre në gradën e Oficerit të Lartë në Urdhrin e Legjionit të Nderit.’- tha Macron./Hej.al