Java që lamë pas erdhi me risi në ekranet e televizioneve shqiptare. Disa programe interesante iu bashkuan televizioneve më të njohura në vend.
“Jetë shqiptare” është programi më i ri televiziv në RTSH1HD, nën moderimin e Andri Xhahut dhe Elona Jaçellarit. Kryefjala është aktualiteti i përditshëm, gjithçka që prekim në jetën tonë, nga gjërat më të vogla, deri tek ngjarjet e mëdha.
Nga e hëna në të premte ky program do të sjellë informacion të verifikuar dhe analizë thelbësore mbi ngjarjet më të rëndësishme të ditës, i cili nis çdo ditë në orën 13.20 dhe përfundon 15.00. Programi sapo mbylli javën e pare te transmetimeve me tema aktuale, të ftuar interesantë, personazhe frymëzues dhe lidhje direkte brenda dhe jashtë vendit.
“Living Room” është prodhimi i më i fundit që i bashkohet larmishmërisë së programaeve të Vizion Plus. Ky format tërësisht i ri, është hapësira e argëtimit për të shtunat tuaja, ku në qendër jane tematikat sociale, lifestyle e të ftuar të ndryshëm.
“Living Room” vjen nën moderimin e Brunilda Lahes, e cila rikthehet në ekranin e Vizion Plus. Histori personale që zhvillohen në studio dhe të tjera në terren, të ndara nga njëra-tjetra, e të rrëfyera nga personazhe publik e njerëz të zakonshem, do të jenë në fokus të kësaj hapësire.
E ndërsa të dielën në orën 21:00 nisi rrugëtimin emisioni më i ri në MCN TV “E ardhmja është vajzë” nën drejtimin e moderatores Mira Çausholli.
Çausholli tregoi për risitë dhe surprizat në këtë sezon të ri.Ajo tha se “E ardhmja është vajzë” është një program i emocioneve të mëdha, ndërsa në puntatën e parë të emisionit ishin të ftuara nënat e tre futbollistëve të kombëtares shqiptare. Blerina Broja, mamaja e Armando Broja , Adelina Strakosha, mamaja e Thomas Strakosha dhe Nafie Laçi, mamaja e Qazim Laçit, mamatë e futbolliste që na i kanë ngritur zemrat peshë këtë Europian.
/hej.al