Lajm i keq për pijedashësit sidomos në Britaninë e Madhe. Kompania më e madhe e bareve në Britani është gati të miratojë çmime në rritje, që do të thotë se kostoja e pijes do të rritet në orët e pasdrekes, ose thënë ndryshe pas mbarimit të orarit zyrtar të punës. Ajo kohë deri tani është quajtur “Happy Hour”, (orë e lumtur) pasi lokalet mbushen plot përreth dy orë dhe punonjësit kthejnë një gotë përpara se të shkojnë në shtëpi.
“Stonegate Group”, ka njoftuar zyrtarisht se politika e rritjes së çmimeve do të jetë së shpejti në veprim në 800 prej vendndodhjeve të saj.
Çmimet do të kthehen në normale në periudha më pak të frekuentuara. Është në thelb një orë, ku në vend që të inkurajohen njerëzit të vijnë në ambiente në momente më të qeta, është një ndëshkim për dëshirën për të pirë.
Në një krizë të kostos së jetesës, hulumtimi ka treguar se 50% e përdoruesve të alkoolit në Mbretërinë e Bashkuar po planifikojnë të kufizojnë shpenzimet e tyre për alkoolin.
Rritja e çmimeve ka qenë një pikë diskutimi për konsumatorët në shumë rrugë tashmë, por vendimi i fundit po ndryshon dhe zakonin dhjetra vjeçar të ‘happy hour’.