Presidenti francez Macron foli në gjuhën shqipe, dje gjatë darkës në Tiranë. Blendi Fevziu ka publikuar një moment nga fjalimi i presidentit teksa ka zbuluar se personi që i ka mësuar këto fjalë shqip presidentit francez ka qenë Lorik Cana. Loriku u shpreh i nderuar që ka udhëtuar me delegacionin francez dhe tregoi se presidenti e mësoi shumë shpejt gjuhën shqipe.