“Ishte një surprizë, por për mua, nuk ishte tragjedi. E doja shumë Justin-in. Gjithmonë prisja që një ditë të kishim një familje së bashku. Kjo ndodhi shumë më herët se sa e kisha parashikuar. Por Justin nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj.”
Justin Timberlake është “i shqetësuar” për librin me kujtime të ish-të dashurës së tij Britney Spears, thonë burime të shumta ekskluzivisht për Page Six.
“Ai është shumë kurioz se çfarë do të zbulojë ajo nga lidhja e tyre”, shpjegon një burim. Ish-çifti pati një ndarje të komentuar në vitin 2002 pas tre vitesh lidhje.
Në atë kohë, Timberlake ndau gjatë një interviste me Barbara Walters se kishte bërë një pakt me Spears për të mos “thënë konkretisht pse” ata shkuan në rrugë të ndara.
Por kur nisën aludimet se Britney e kishte tradhtuar atë, artisti nuk u përpoq të mbronte atë. “Sinqerisht, ne nuk jemi perfekt,” tha ai. “Unë nuk gjykoj askënd.”
Spears gjithashtu nxiti spekulimet kur Diane Sawyer e pyeti se çfarë kishte bërë gabim në marrëdhënien e tyre. “Unë mendoj se të gjithë kanë një anë të errët në historinë e tyre,” tha ajo për ish-in e saj duke lënë të kuptohet se kishte qenë jobesnike.
Në librin e saj të kujtimeve, “The Woman in Me”, ikona e popit zbulon se kur ishte e lidhur me Justin Timberlake, ajo mbeti shtatzënë me fëmijën e tij, por bëri një abort. “Nëse do të ishte lënë vetëm në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë. E megjithatë Justin ishte i sigurt që nuk donte të bëhej baba,” shton ajo. Spears shkruan për përvojën gjatë abortit: “Deri më sot, kjo është një nga gjërat më të dhimbshme që kam përjetuar ndonjëherë në jetën time.”/Hej.al