Arkitektja Ingrid Martini e ftuar në emisionin Livingroom nga Brunilda Lahe në VizionPlus, na prezantoi këtë herë me një ambient të projektuar dhe arreduar së fundmi. Një apartament duplex në zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet. Arkitektja tregoi se apartamenti ishte i ndarë në dy kate, ku kati i parë shërbente si ambient dite, e ndërsa kati i dytë si ambient nate, me dhoma gjumi dhe tualetet përkatëse. Ideja e arkitektes Martini ishte të krijonte një apartament të qetë, në tone tradicionale, por me një twist vizioni drejt ngjyrave.
Bazë e qetë, por plot me ngjyra. Këtë këshillon arkitektja e njohur Ingrid Martini. Sipas saj sfida në këtë apartament ishte projektimi i dy bibliotevake për të sistemuar sasinë e madhe të librave që kishte kjo familje.
“Zonën e nënshkallës e kemi shfrytëzuar për të krijuar një bibliotekë me stil, për vendosjen e librave. Megjithatë një zgjidhje jokonvencionale e kemi bërë edhe për zonën e livingroom-it. Materialet që janë përdorur nuk janë ato që përdoren zakonisht në një dhomë ndenje. Ne kemi kërkuar një kolltuk të madh në formë L, e ndërkohë dhe dy poltrona. Ngjyrat lidhen me njëra-tjetrën, si për shembul, divani i bardhë në kontekst me tavolinën e moblës së televizorit. Ndërsa kolltuku i madh lidhet me ngjyra e tavolinës së ngrënies, e cila ndodhet pas tij.
Karriget e tryezës së ngrënies janë të kombinuara me ngjyrë të bardhë në krem dhe e gjelbër e errët. Kuzhina është prej një materiali të qëndrueshëm në një kohë të gjatë. Aspiratori është i vendosur brenda planit të gatimit.
Koridori i katit të dytë është i veshur me letër muri me të njëjtat tone ngjyrash si kati poshtë.
Dhoma e parë e gjumit ruan tonet e lehta të ngjyrave, e ndërsa këtu luhet me aksesorët, siç janë ambazhurët, të cilët janë të stilit kolonial dhe veshja e dollapit me një letër me teksturë. Po ashtu të dy komodinat nuk janë të të njëjtit stil.
Dhoma e të voglit të shtëpisë është po ashtu e veshur me letër muri, në tone të qeta. Muret janë në një ngjyrë të verdhë të fortë, e ndërsa tavani është i kaltër.
Dhoma kryesore e shtëpisë ka të veçantë, pasi ka një dollap XXL, tepër të madh dhe po ashtu të veshur me një teksturë të veçantë në formën e një tabloje të shtrirë në të gjithë hapësirën e tij. Një miks tonesh klasike dru dhe të florinjta. Shtrati është i madh 1.80 me 2, një shtrat si një sistem fjetje, jo si një krevat me kokë.
Një nga gjërat kryesore në projektim është marrëdhënia me të zotët e shtëpisë. Besimi në zgjedhje dhe stil të jep mundësi të krijosh zgjedhje të duhura dhe me rezultat.”,u shpreh arkitektja Martini në Livingroom./Hej.al