Interiori i shtëpisë ka më shumë rëndësi nga ç’mendon. Jo vetëm ata që të vizitojnë, por edhe ti me apo pa vetëdije, mund të vësh re nëse hapësira jote është fine dhe e arreduar me shije, apo jo.
Përmes këtij artikulli të tregojmë disa sekrete se si ta bësh shtëpinë tënde të duket më elegante.
Investo në organizim
Që nga peshqirët e deri tek erëzat, organizimi është gjithmonë opsioni më i mirë.
Mos neglizho aromat
Një aromë e mirë që vjen nga salloni yt, të bën të mendosh që shtëpia jote është super e bukur.
Letrat e murit
Zgjidh një letër muri të këndshme që shkon me ambientin përreth dhe merr pa fund komplimente.
Një vazo me lule natyrale
Një bimë natyrale është një ide shumë e mirë. Nëse ke një vend bosh dhe nuk ke si ta mbushësh, është kaq e thjeshtë: merr një fikus!
Shto një pasqyrë
Zgjidh dizajnin dhe formën që i shkon për shtat dhomës dhe vendose në një qoshkë me shumë dritë.
Mos harro të mbushësh muret me art
Është e rëndësishme dhe e bën shtëpinë të duket e arreduar më së miri./Hej.al