Nga Lira Gjika
Mësojini fëmijës kënaqësinë e të gjeturit, këshillonte profesor Aleksandër Xhuvani. Mësojini fëmijës idenë se gjërat ndërtohen sidomos kur ndodhin. Kur fëmija eksploron gjithçka e tij është në lëvizje si fizikisht ashtu dhe psikikisht.
Mahnituni prindër e gjyshër po edhe edukatorët dhe mësuesit, me fëmijën për aftësinë e tij për t’u rritur dhe për të zbuluar të rejat. Mahnituni se si po e ndërton veten nga zbulimet e tij. Tregojini se tani po mëson të përdorë shqisat dhe të njohë sendet dhe se do të vijë një ditë që ai do të mësojë të njohë gjërat me gjithë veten e tij nëpërmjet mendjes. Dhe kjo “punë” është duke ndodhur.
Ai do të dijë të ndërtojë marrëdhënie shumë të bukura. Ai do mësojë dhe do dijë të zbulojë mendimin e tij dhe të “lexojë” nëpërmjet tjetrit./hej.al