Emi Canaj modele dhe aktore e filmave aksion, ishte nusja e pazakontë, që theu rregullat e dasmës tradicionale, e ftuar në emisionin Livingroom nga Brunilda Lahe në Vizion Plus. Një nuse elegante dhe sharmante, që organizoi të gjithë dasmën e saj me detaje, në një dasëm magjike si një spektakël.
“Në fund të prillit kemi nisur të ideojmë dhe të planifikojmë si do të jetë dasma jonë. Në të cilën ka shumë elemente jokonvencional, element të karaktareti tim dhe çdo gjë ndryshe. Hyrja me një pelerinë të zezë e çiftit në sallë të errët, u duk si një koreografi, një surprizë. Bashkëshorti më ka dakortësuar në çdo gjë. Hyrja jonë e pazakontë për një dasëm shqiptare i surprizoi të gjithë të ftuarit tanë.
Fustani me elementet e puplës së palloit ishte ajo që na përfaqësonte. Jam mësuar me energjinë e filmave aksion dhe këtë skenë dhe potencë e doja edhe në dasëm. Pupla ishte e vendosur edhe në ftesat e dasmës. Kjo ishte për të prishur edhe syrin që themi ne.
Ngjyra turkeze ishte ajo që ngacmoi më tepër.
Këto detaje ishin edhe në ftesën, po ashtu dhe në suvenirin që ne dhuruam për të gjithë të ftuarit tanë.
Të tre fustanet i kam ideuar vetë dhe janë unik, po ashtu miqtë e mi janë munduar të realizojnë me detaje perfekte.
Fustani me mëngët me pupla është përdorur në pjesën finale të dasmës dhe njëra mëngë e tij është rreth 3 metra e gjatë.
Fustani i parë ishte ai më afër klasikut që u vesh në momentin kur babai më shoqëroi drejt altarit. Po ashtu shoqëruset e nuses ishin të veshura me kostum. Ky ishte një model për të shfaqur një grua, mike të fortë, të pavarur dhe mbështetëse.
Këtë kostum ato do ta mbajnë mend gjatë.
Gjatë gjithë dasmës veç se isha nuse, kisha një grup në ëhatsupp që drejtoja çdo gjë nga telefoni. Momenti i hyrjes duhet të ishte perfekt, me ndriçim, me muzikë. Çdo gjë ishte e planifikuar, marrëdhënia mes këngëtarëve ishte pothuajse e koordinuar me sy.
Ky pasion i imi për spektaklin do të vijoj më tej.”, tregoi për Livingroom Emi Canaj./Hej.al