Taksimi i shtëpive me qira ditore ka qenë temë diskutimi në emisionin “Jetë Shqiptare”, mes të ftuarve ekspertit Flobenc Dilaveri, gazetarit Anxhelo Haruni dhe agjentes imobiliare Sonila Xhafa.
Dilaveri u shpreh se ligji për taksinimin me 15% të shtëpive me qira ditore, nuk do e luftojë informalitetin, dhe se sipas tij, nuk është revolucion.
“U fol sikur është revolucion. Që kur është krijuar administrata tatimore është parashikuar që duhet të paguash detyrimet. Nuk u shpik rrota. Është përfshirë dhe Ministria e Turizmit. Por realisht askush si ka ndaluar që të regjistrohen. S’ka ndodhur se është informaliteti, por kjo s’do thotë se ata dashurinë e madhe për tu regjistruar ta materializojnë.
Kur merr NIPT do funksionosh si biznes dhe kur të dorëzosh bilancin ke bërë analizën dhe do të paguash 15% dhe detyrimet e tjera. Është zgjedhje e jotja në raport me ligjin. Do paguash vetëm 15% apo do futësh të ardhurat dhe shpenzimet e tjera.
Ibrahimaj ka çuar shkresë Airbnb ka kërkuar dhënie informacioni. Nuk do ketë përgjigje nga Airbnb. Ne i themi Airbnb na thuaj ca biznesi të bëjnë shqiptarët.
Ky ligj nuk do e luftojë informalitetin, ne kemi shembull që nga momenti që është krijuar administrata tatimore, pas viteve ’90 kemi të njëjtin ritëm informaliteti. Me një e-mail apo bashkëpunim me booking të zhdukësh informalitetin.
Banka të njeh çdo faturë me të cilën dokumenton shërbimet. S’ka të drejtë banka të ndalojë ty se lëshon një dokument. Nëse je i paregjistruar, banka të ndalon të ardhurat nëse është mbi 5 mijë euro.
Dalim në një element se përse Ministria e Financave i ka çuar shkresë Airbnb për bizneset që bëjnë biznes me ta.
Mbroj argumentin se nuk kanë qenë të penguar nga ligji”, tha Dilaveri.
Ndërsa Xhafa deklaroi se ligji është mirëpritur nga një pjesë e qytetarëve të cilët japin shtëpitë me qira ditore, pasi duan të formalizojnë të ardhurat.
“Për disa klientë është shumë mirë që të hapin NIPT, klientë që kanë mbi 2 apartamente. Sepse nuk i formalizohen të ardhurat.
Shifrat po rriten, 16 mijë Airbnb. Vjen direkt nga AIRBNB. Janë të regjistruara. 3-4 vitet e fundit janë shtuar Airbnb.
Në dijeninë time klientët nuk e kërkojnë kuponin tatimor”, tha ajo.
Nga ana e tij, Haruni theksoi se ligji në vetvete ka kakofoni. Haruni u shpreh se qytetarët që lëshojnë shtëpitë me qira ditore ndahen në dy pjesë, ata që e përqafojnë ligjin dhe ata të cilët nuk e duan.
“Airbnb është më e vështirë, ata që janë në bookin nëse regjistrojnë NIPT do tarifohen me TVSH 6% dhe bilancet
Edhe shitjet mund t’i shohësh përmes një aplikacioni të AirBnb
Investitorët kanë interes të formalizohen. Që të zgjerohen të blejnë më shumë apartamente.
Ka edhe një pjesë të madhe që nuk e duan këtë ligj.
Do u mbahet një %. Por është çështje vullneti”, u shpreh Haruni.
Të gjithë ata që lëshojën apartamente apo vila me qira do duhet të regjistrohen pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe të pajisen me certifikatën e kategorizimit nga Ministria e Turizmit.
Të ardhurat e tyre nga aktiviteti do tatohen me 15% tatim fitim nga 1 janari 2024. Qeveria ka nxjerrë për konsultim projektligjin e ri, që rregullon tregun e dhënies së shtëpive me qira.
Në Shqipëri operojnë sipas të dhënave të AirBNB mbi 16,800 prona aktive për qira ditore, në Booking mbi 3,500 prona. Ndërsa një numër i madh influencerash në Shqipëri deklarojnë se fitojnë të ardhura marramendëse nga TikToku, apo Instagrami.
Subjektet të cilat nuk zbatojnë ligjin do të dënohen me 20 deri në 50 mijë lekë për ata që kanë nga 1-5 dhoma. Deri në 15 dhoma ato do të gjobiten me 100 mijë lekë, mbi 16 dhoma me 200 mijë lekë e deri në 400 mijë lekë për më shumë.