Kryeministrja italiane Georgia Meloni ka njoftuar sot ndarjen nga partneri i saj, Andrea Giambruno me të cilin ka dhe një vajzë.
Meloni përmes një foto familjare njoftoi se i ka dhënë fund lidhjes 10-vjeçare por rrëfimi i kryeministres vjen një ditë pas publikimit të një video-skandali nga ‘Stiscia la notizia’ në lidhje më partnerin e saj.
Në videon e mëposhtme shfaqet Giambruno i cili pranon lidhje jashtëmartesore, ku dëgjohet teksa i thotë një vajze që t’i bashkohet për të kryer marrëdhënie intime.
Pjesë nga dialogu i vajzës dhe Andrea Giumbrunos:
Giambruno: Je një grua shumë e zgjuar, po përse s’të kam njohur më përpara? Po ti je e fejuar?
Vajza: Po jam në një marrëdhënie, ta kam thënë që javën e kaluar Andrea!
Giambruno: Po si quhesh, njihemi ne të dy? O zemër e di që unë edhe **** (vajza me të cilën tradhton Melonin) duam të bëjmë një treshe? E dinë të gjithë, tani e di dhe ti. Por ne po kërkojmë një të tretë për të qenë pjesë e treshes sonë. Edhe katërshe ndoshta.
Lidhur me këtë video-skandal, Meloni në postimin ku njoftoi ndarjen theksonte se këto ngjarje nuk mund ta dobësojë karakterin e saj.
“PS. Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika shpreson të nxjerrë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm një pikë ujë”, shkruante ndër të tjera Meloni./Hej.al