Këtë javë në Livingroom nga Brunilda Lahe, arkitektja Gentjana Dikellari prezantoi projektimin interior design të një vile në periferi të kryeqytetit dhe arredimin e saj të një stili neoklasik.
“Tavanet e larta dhe në ngjyrë shampanje janë të punuara me dorë nga mjeshtra vendas.Të gjitha elementet dhe detaket janë punuar për këtë vil për të sjellë stilin neoklasik. Zona e ndenjes ka elemente kontemporane, siç janë tavolina e mesit, divanët dhe televizori.
Detajet gold nuk mungojnë. Vilat neoklasike janë elegante dhe madhështore.
Tapeti dhe divanët ruajë të njëjtën linjë arredimi, ngjyrash dhe stili duke mos dalë nga ngjyrat e të gjithë dhomës. Fokusohuni më shumë tek mobiliet që kanë fines. Mos u fokusoni vetëm tek mobiliet po tek hapësira e shtëpisë. Tek muret, tavani, ngjyra e tyre. Duke mundësuar sa më shumë ndriçim natyral.
Dhoma matrimoniale është e arreduar me elementin e drurit origjinal. Po ashtu të gjitha elementet e tjera i janë përshtatur stilit në tërësi të gjithë vilës dhe shtëpisë.
Kornizat janë punuar enkas dhe me personalizim për këtë vilë.”,u shpreh arkitektja./Hej.al