Moti po ftohet dhe supa është një ushqim që nisim të duam më shumë, si aperitivin e ngrohtë. Supën jo më kotë e njohin të gjithë në botë dhe supozohet se kjo traditë ka nisr që në lashtësi, duke u ngrënë në tasat e baltës. Çdo vit degustuesit shpallin listën me supat më të mira në Evropë, e ndërsa kjo është renditja për vitin 2023:
5-Supa broscht
4 – Supa matzo
3- Supa avgolemono, greke
2- Supë viçi Karcho,
1- Supa De Ajo, spanjolle
Nutricioniste Matina Çobo, përgatiti për Livingroom, supën e vendit të parë, supën spanjolle De Ajo, që ndryshe thuhet supa e hudhrës, e cila njihet si një antibiotik natyral.
Xhoana Milloshi specialiste nutricioni ka udhëtuar drejt Spanjës për të provuar këtë supë.
“Shijen më të mirë ja jep hudhra dhe paprika, po ashtu nuk mbetet pas lëngu i mishit dhe veza. Jo më kot kjo supë është në Spanjë, pasi është vendi që eksperimenton më shumë me ushqimin dhe ka më shumë yje MIchelin.
Variantet e kësaj supe janë më të vjetra, mjeshtrat e kanë përpunuar recetën për të sjellë një shije më të mirë. Kjo është pjata që mund të provoni në restorantet e Madridit, e cila nuk është fare e shtrenjtë e madje ndonjëherë edhe ofrohet si pjata mikëpritëse.”, tha Milloshi.
“Kjo është një supë me shije të mirë dhe veç kësaj ka vlerat që na duhen për trupin. Duhet shërbyer e nxehtë dhe është shumë e mirë për stinën e dimrit. Në vetëm 10 minuta mund të kësh gati një supë mjaft të mirë. Buka e thatë që i vendoset sipër është një element i thjeshtë, por që i shton vlerën shijes.”,tha Çobo./Hej.al